Politike18 Nëntor 2022, 09:48

Lulzim Basha në Panairin e Librit, buzëqeshje dhe biseda të 'ngrohta' me ish deputetët e majtë

Shkruar nga Pamfleti
Lulzim Basha në Panairin e Librit, buzëqeshje dhe biseda të

Ish-kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u fotografua ditën e djeshme (17 nëntor) në Panairin e Librit. Në foto Basha shihet me një nga vajzat e tij, duke vizituar kryesisht stendën e Toena-s, shtëpisë botuese të ish deputetit socialist, Fatmir Toçi.

Në foto, duket se ish-numri ‘një’ i PD i ka punët ‘fjollë’ me deputetët dhe ish deputetët e së majtës, pasi shfaqet shumë i qeshur dhe kofidencial si me Toçin edhe me Namik Doklen.

Të ketë lindur kjo miqësi dhe kofidencë, që kur Basha përfaqësonte PD-në? Apo tani që nuk ka më ‘gjë në dorë’?

Politike #deputetet e majte Lulzim Basha panairi i librit