Aktualitet18 Tetor 2019, 21:05

Lulzim Basha në SHBA jo për të sfiduar Sali Berishën, është thirrur nga FBI për paratë ruse

Shkruar nga Pamfleti
Lulzim Basha në SHBA jo për të sfiduar Sali Berishën,

Lulzim Basha në SHBA jo për të sfiduar Sali Berishën, është thirrur nga FBI për paratë ruse

Burime brenda selisë blu informojnë se Basha është nisur në Gjermani dhe të dielën zbret në SHBA. Jo zyrtarisht saktësojnë se kreu i PD do të japë shpjegime për afër 1 milion dollarët e financuar nga rusët për të bërë foton me Trump. Hetimi ka nisur dhe në Skoci ku janë bërë transfertat përmes kompanisë guackë “Biniatta Trade”, në Shqipëri, ku prokuroria i ka shtyrë dhe tre muaj të tjerë hetimet, për t’ia “ngecur” në derë SPAK

Lulzim Basha zhduket nga Shqipëria, sa herë që vendi gjendet përballë sfidave, duke filluar nga tërmetet, e vijuar me përmbytjet dhe situata të tjera.

Madje kreu i PD nuk gjendet në Shqipëri as në këtë situatë “tërmeti” për qeverinë e Edi Ramës, ku gjasat janë shumë të sigurta që të shtyhet vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë, për shkak të vetos së palëkundur të presidentit francez, Emanuel Macron.

Por nëse në të gjitha herët Basha është akuzuar se zhduket nga Shqipëria vetëm që të evitojë përballjet, këtë radhë që duhej vërtetë në Shqipëri dhe të evitonte komunikimin përmes rrjeteve sociale, mund të themi se është një largim i detyruar nga vendi.

Pavarësisht se ka deklaruar në këto orë të nxehta përplasjeje në Bruksel për negociatat e Shqipërisë për në BE, se vendi ka nevojë për një lidership të ri, e vërteta e kulluar është se Lulzim Basha ka halle të tjera shumë të mëdha personale, në vendin përtej Atlantikut.

Kryetari i PD është nisur drejt Gjermanisë, ndërkohë që të dielën pritet të zbresë në SHBA. Teksa hyjmë në faqen zyrtare të PD, pamë dhe gazetën zyrtare RD, si dhe adresat personale në rrjetet sociale, nuk pamë asgjëkundi njoftim për ndonjë vizitë zyrtare të Bashës në SHBA.

Interesimit tonë në selinë e PD, burimet iu përgjigjën me shpjegimin se Basha ka ikur në SHBA për disa takime të planifikuara kohë më parë dhe nuk ka pse të pasqyrohen në adresat zyrtare apo përmes ndonjë njoftimi shtypi, përpara se të zhvillohen

Por në mënyrë jozyrtare, teksa nuk kanë precizuar asnjë emër kongresmeni apo senatori që do të takojë Bashën në Uashington, burimet brenda PD thonë se bëhet fjalë për hetimin që FBI ka filluar për lobimin në SHBA.

Ajo që mund të themi është se bie mundësia që kreu i PD po “zbarkon” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të “sfiduar” Sali Berishën, të cilin e kanë shpallur person “non grata” familjarisht.

Mësohet se Lulzim Basha ka udhëtuar drejt SHBA për t’iu nënshtruar një seance pyetjesh në zyrat përkatëse të FBI, pikërisht në funksion të hetimeve, që janë në kulmin e tyre, për lobimin e kreut të PD në Uashington, të financuar nga bota e nëndheshme e krimit rus.

Një hetim i tillë po bëhet dhe në Skoci, për shkak se paratë janë dërguar pikërisht nga kryeqyteti i këtij vendi përmes kompanisë guackë “Biniatta Trade”, por dhe në Shqipëri ku janë marrë në shqyrtim deklaratat e PD në KQZ për financimet.

Njëherësh në Prokurorinë shqiptare kanë dhënë dëshminë e tij dhe vetë Basha, ish sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe financieri i PD, Ilir Dervishi, të cilët kanë shpjeguar në mënyrë të detajuar gjithçka ka ndodhur, gjithnjë sipas versionit të tyre.

Lulzim Basha u përfshi dy vite më parë në një skandal transaksionesh prej afër 1 milionë dollarë për lobimet e tij në SHBA, para të paguara nga parajsat fiskale, të lidhura me biznesmenë rusë. Lobimet përfshinë edhe një foto të kreut të PD Basha me Presidentin Trump.

Këto financime u denoncuan fillimisht nga mediat amerikane, ndërkohë që menjëherë pas publikimit të këtyre fakteve FBI filloi hetimet, në funksion të të cilave po udhëton dhe Lulzim Basha në drejtim të SHBA.

Kreu i PD në kohë të ndryshme ka dhënë shpjegime kontradiktore për financimet e lobimeve në SHBA, një skandal i cili bëri shumë bujë në media, por që në SHBA, Skoci dhe në Shqipëri vazhdojnë ende hetimet.

Madje Prokuroria shqiptare vendosi shtyrjen e hetimeve edhe për tre muaj, në përpjekje për të fituar kohë jo për të mbledhur më shumë prova dhe fakte, por për t’ia ‘ngecur’ në derë SPAK./Pamfleti/

Kryesore është thirrur nga FBI për paratë ruse Lulzim Basha në SHBA jo për të sfiduar Sali Berishën