Kronike21 Prill 2022, 08:30

Lushnje/ Parandalohet krimi në familje, 25-vjeçari tentoi të vriste babain me hanxhar

Shkruar nga Pamfleti
Lushnje/ Parandalohet krimi në familje, 25-vjeçari tentoi të

Lushnje/ Parandalohet krimi në familje, 25-vjeçari tentoi të vriste babain me hanxhar

Një 25-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi kërcënoi babain se do ta vriste me hanxhar.

I riu i identifikuar si Alban Qorri, u kallëzua nga i ati 56 vjeç, i cili telefonoi policinë dhe kërkoi ndihmë pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kërcënonte se do e vriste me mjet prerës.

Forcat blu ndërhynë menjëherë duke shkruar në fshatin Krutje, ku kapën dhe neutralizuan autorin, i cili kërcënoi policinë se do të dëmtonte dhe ata ose veten në rast se do të ndërhynin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë të riun e identifikuar me inicialet A.Q., i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij dhe e kanosi se do ta vriste me mjet prerës, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale dhe vihet në pranga djali.

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Q., 56 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste për ta vrarë me mjet prerës.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Krutje, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë i autorit, i cili i ka kërcënuar shërbimet e Policisë se do të dëmtonte ata ose veten, në rast se do të ndërhynin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin A. Q., 25 vjeç.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Kronike Familje hanxhar krim Lushnje Vrasje