Aktualitet 6 Tetor 2022, 20:21

Lustracioni i Perëndimit mbi politikën shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Lustracioni i Perëndimit mbi politikën shqiptare

Policia në biznesin e Agron Shehajt bën "lëmsh" Kuvendin, Berisha dhe Meta e marrin në mbrojtje: Sulm i Ramës për shantazhuar një zë opozitar!

Ilir Meta është viktima e parë e standardit se kush përpiqet të bëj aleancë me Sali Berishën, në përpjekje për t’i bërë karshillëk Perëndimit, do të izolohet. Ndërsa pritet vendimi i gjykatës së Tiranës më 3 Nëntor do të ketë dhe një pozicionim tjetër ndaj pjesës së partisë që do të ngelet nën udhëheqjen e Berishës, qoftë kjo sigla zyrtare e PD, apo parti e re e tij.

Shkruan Mero Baze

Vendimi i sotëm i Partive Socialiste Evropiane, i jep fund debatit mbi të ardhmen perëndimore të opozitës në Shqipëri. Ndëshkimi i Ilir Metës si parti, vetëm pse është deklaruar aleat i Sali Berishës, tregon standardin që ka vendosur Perëndimi për Sali Berishën dhe të ardhmen e tij, në raport me SHBA dhe BE. Mesazhi është i qartë. Kush përpiqet të bëj aleancë me Sali Berishën në përpjekje për t’i bërë karshillëk Perëndimit, do të izolohet.

Ilir Meta është viktima e parë e këtij standardi. Ndërsa pritet vendimi i gjykatës së Tiranës më 3 Nëntor do të ketë dhe një pozicionim tjetër ndaj pjesës së partisë që do të ngelet nën udhëheqjen e Berishës, qoftë kjo sigla zyrtare e PD, apo parti e re e tij.

Po ashtu nën këto sanksione, do të jenë dhe aleatë të tjerë të vegjël të Berishës, që bëjnë sikur nuk e kanë mendjen se po përpiqen të mbajnë gjallë një kufomë të pushkatuar nga Perëndimi. Ky standard është po ashtu një referencë për gjithë ata deputetë dhe figura politike që i janë bashkuar atij. Është thjesht një lustracion i Perëndimit në politikën shqiptare. Është një sinjal, që Perëndimi e ka seriozisht me personazhet antiperëndimorë që fshihen pas sovranzimit dhe mbajnë gjallë retorikën antiperëndimore në Shqipëri.

Ky vendim i sotëm, nisi me Ilir Metën, por më së paku është për të. Është mbi të gjitha për ata që kanë vendosur të lidhin të ardhmen e tyre me politkën e Sali Berishës. Rrugët e Perëndimit për ta janë të mbyllura. Nuk ka as opsion për ta. Ky standard do të ndjekë dita-ditës gjithë politikën shqiptare, duke identifikuar çdo faktor antiperëndimor që tenton të shfrytëzojë krizat aktuale për t’i bërë karshillëk perëndimit në Shqipëri. Ka filluar spastrimi i tyre.

Forum Berisha Mero Baze Meta Non-Grata