Bota16 Qershor 2022, 12:34

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, kërcënon Kremlini: Kujdes, ora po troket!

Shkruar nga Pamfleti

Aleati i Putinit dhe ish-presidenti i Rusisë komenton vizitën evropiane në Kiev. Dmitry Medvedev, një aleat kryesor i Vladimir Putin dhe ish-presidentit, ka sugjeruar se vizita në Kiev nga liderët evropianë është e pakuptimtë.

Ai kritikon vizitën e Emmanuel Macron, Mario Draghi dhe Olaf Scholz, duke thënë se ajo nuk do të ndihmojë në sjelljen e paqes në Ukrainë.

Adhuruesit europianë të bretkosave, mëlçisë dhe spagetit kanë shumë dëshirë të vizitojnë Kievin. Por pa asnjë dobi. Pavarësisht mbështetjes së tyre për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe furnizimit me armë,  kjo nuk do ta sjellë Ukrainën më afër paqes.

Ora po troket”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Rikujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën ditën e sotme në Kiev. Tre liderët europianë udhëtuan me tren drejt Ukrainës, për të treguar mbështetjen e tyre për vendin që është në luftë që prej shkurtit.

Mediat e huaja publikuan pamjet, teksa ata ishin sëbashku në një tren. Vizita ka marrë javë të tëra për t’u organizuar, ndërsa tre liderët kërkojnë të kapërcejnë kritikat brenda Ukrainës për reagimin e tyre ndaj luftës.

Bota Dmitry Medvedev emmanuel Macron Mario Draghi Olaf Scholz Rusia Ukraina Vladimir Putin