alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Macron takim me Biden brenda javës, ja çfarë pritet të diskutojnë dy liderët

28/11/2022, 17:21
ne Bota
A A

-Lexo edhe:

Moti i keq në Kinë / Banori harroi derën hapur, pallati kthehet në shpellë akulli pas temperaturave deri në -40C

Videoja virale në rrjetet sociale, Pentagoni mohon goditjen e ballonit ‘spiun’ kinez

Presidenti francez Emmanuel Macron do të pritet këtë javë nga Presidenti amerikan Joe Biden në një vizitë të rrallë shtetërore, që synon të nxjerrë në pah miqësinë franko-amerikane dhe jo konkurrencën e ashpër ekonomike midis dy anëve të oqeanit. Gjatë vizitës në Uashington, presidenti francez pritet të kërkojë mbështetjen amerikane për Europën që përballet me konkurrencën kineze.


Pas muajsh ndërprerjesh të lidhura me pandeminë në kalendarin diplomatik të Presidentit Biden, Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se do të mirëpresë presidentin francez në fillim të dhjetorit.

“Shtëpia e Bardhë me Presidentin Bidenin është miqësore ndaj Evropës, dua të them, Presidenti Biden është një internacionalist i vjetër, një mik i Evropës, ai beson në komunitetin evropian, ka mosmarrëveshje, padyshim, por mes Bidenit dhe Emmanuel Macronit, ka një bazë të mirë për të kuptuar njëri-tjetrin”, thotë historiania Nicole Bacharan.

Më shumë se një vit pasi Uashingtoni, Londra dhe Kanberra anuluan një kontratë të madhe franceze për nëndetëset, duke i çuar marrëdhëniet franko-amerikane në pikën më të ulët, të dy vendet pritet të shfaqin një tablo uniteti përballë kërcënimeve të përbashkëta nga Rusia dhe Kina.

“Gjërat filluan shumë mirë me Joe Biden-in. Kishte shumë gjeste miqësore dhe marrëdhëniet ishin jashtëzakonisht të mira deri në gusht me marrëveshjen e nëndetëseve, që padyshim u përjetua në Francë si një tradhti e madhe. Ishte e dhimbshme dhe askush nuk u përpoq ta fshihte se ndjenjat ishin lënduar”, thotë historiania e marrëdhënieve franko-amerikane Nicole Bacharan.

Por vëmendja tani do të përqëndrohet edhe tek Akti i Zbutjes së Inflacionit në Shtetet e Bashkuara (IRA), i cili shihet nga evropianët si një paketë masive subvencionesh për prodhuesit amerikanë, që mund të dëmtojë rëndë industritë evropiane, të cilat tashmë janë goditur edhe nga çmimet e larta të energjisë të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë.

Presidenti Macron do të përpiqet të bindë Shtetet e Bashkuara se është në interesin e tyre që të mos i dobësojnë kompanitë evropiane në një kohë që aleatët perëndimorë po përballen me konkurrencë të fortë ekonomike nga Kina, e cila sipas tyre, përdor fuqinë e saj ekonomike si levë diplomatike.

Çështjet energjitike do të jenë gjithashtu në plan të parë në bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, me Francën që shpreson të nxisë bashkëpunimin për energjinë bërthamore. Presidenti Macron dëshiron që Franca të ndërtojë më shumë reaktorë bërthamorë, ndërsa ajo po përpiqet të riparojë termocentralet e saj të vjetëruara.

Gjatë vizitës në Amerikë, Presidenti francez do të udhëtojë gjithashtu në Luiziana, për të nderuar trashëgiminë franceze në këtë shtet amerikan, por edhe për të diskutuar rreth çështjeve të energjisë, tha një këshilltar presidencial francez./VOA


smile
Lajmi Tjeter

Plagosi kryebashkiakun e Divjakës, zbardhet dëshmia e Orgest Xhelilit: Më hoqën nga puna dhe më tjetërsuan pronën

Çfarë është Flaka e Përjetshme në "Chestnut Ridge"?

Çfarë është Flaka e Përjetshme në "Chestnut Ridge"?

Lajmi i Dites

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

03/02/2023, 11:06

Lajmet e fundit

Moti i keq në Kinë / Banori harroi derën hapur, pallati kthehet në shpellë akulli pas temperaturave deri në -40C

04/02/2023, 16:20
“Po fola për Çelsin mund të më arrestojnë”, Jurgen Klop: E kemi trashur shumë situatën në kampionat, duhet të reagojmë

“Po fola për Çelsin mund të më arrestojnë”, Jurgen Klop: E kemi trashur shumë situatën në kampionat, duhet të reagojmë

04/02/2023, 16:10

“Paratë ishin në krevatin e Alda Klosit, mbuluar me batanije”, Klodiana Lala zbulon detaje nga dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi

04/02/2023, 15:55
Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

04/02/2023, 15:47

Kishte krijuar një skemë për të vjedhur bankomatet, arrestohet shqiptari në Itali

04/02/2023, 15:45

Videoja virale në rrjetet sociale, Pentagoni mohon goditjen e ballonit ‘spiun’ kinez

04/02/2023, 15:38

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In