Anti-Mafia 8 Janar 2023, 15:21

Mafia/ Kanushi i SHISH shkrin seksionin e bashkëveprimit paraprak me Prokurorin e Përgjithshëm

Shkruar nga Pamfleti

Mafia/ Kanushi i SHISH shkrin seksionin e bashkëveprimit paraprak me Prokurorin e Përgjithshëm

Thuhet se është skemë e Edi Ramës për ta përdorur si agjenturë private, sepse tashmë, për çdo gjurmim që fillon SHISH dhe për çdo informacion që grumbullon, drejtuesi Oljan Kanushi po bashkëvepron paraprakisht vetëm me kryeministrin Edi Rama, duke tejkaluar Prokurorin e Përgjithshëm në zbatimin e këtij detyrimi ligjor

Një skandal tjetër Kushtetues, realizuar nga Zv/drejtori e Drejtor në detyrë i SHISH, Oljan Kanushi, fakton të vërtetën e denoncuar nga “Pamfleti”, se nëpërmjet ish-këshilltarit të tij që kanë vënë në krye, kryeministri Edi Rama po e përdor Shërbimin Sekret Shtetëror si agjenturë private.

Më 22 dhjetor 2022, me një urdhër të brendshëm dhe në shkelje të ligjit, drejtuesi i SHISH ka shkrirë strukturën e bashkëveprimit informativ paraprak me Prokurorin e Përgjithshëm, duke krijuar terren për zhdukje e deformim të informacionit për drejtësinë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Sipas Ligjit nr. 8931, datë 28.10.1998, Shërbimi Informativ e ushtron veprimtarinë e tij, në përputhje me procedurat e hartuara nga Drejtori, por të miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm, i cili ka të drejtë të ushtrojë kontroll në SHISH, mbi zbatimin e këtyre procedurave.

Për të realizuar bashkëveprimin paraprak me krye-prokurorin, SHISH ka pasur Seksionin Qendror të Përpunimit të Informacionit, të cilin drejtori Oljan Kanushi e ka shkrirë para 2 javësh, megjithëse është sektori më i rëndësishëm, për furnizimin e policisë e drejtësisë me “lëndë të parë” nga aktiviteti i botës së krimit, korrupsionit e veprimtarisë kundër shtetit.

Thuhet se është skemë e Edi Ramës, ngaqë tashmë, për gjurmimet që fillon SHISH e çdo informacion, drejtuesi Oljan Kanushi merr udhëzime e bashkëvepron paraprakisht me kryeministrin, duke tejkaluar Prokurorin e Përgjithshëm në zbatimin e këtij detyrimi ligjor.

Vërtetë që sipas ligjit, Drejtori i SHISH varet nga kryeministri, por jo veprimtaria e këtij shërbimi, të cilin prej 5 muajsh, Oljan Kanushi e ka tjetërsuar në “drejtori” të qeverisë, duke i shkrirë strukturat qendrore.

Nëse kryeministrin Rama e “alarmon” seksioni i SHISH për bashkëveprimin paraprak me Prokurorin e Përgjithshëm, mund ta shkrijë, por vetëm me ndryshimin e ligjit në parlament e jo duke urdhëruar vasalin e tij, për ta shkrirë me urdhër sikur suprimon një vend pune sanitareje.

Ky veprim, që seleksionon, deformon dhe zhduk informacionin e klasifikuar para se t’i dërgohet krye-prokurorit, është vazhdim i skandalit, që Oljan Kanushi ka bërë 10 ditë pasi Edi Rama e emëroi në detyrë, duke hequr nga gjurmimi 700 subjekte; politikanë, ish-deputetë, ish-ministra, zyrtarë të drejtësisë, drejtorë, kryebashkiakë etj./Pamfleti

Anti-Mafia “Pamfleti” #Kanushi i SHISH shkrin seksionin e bashkëveprimit paraprak me Prokurorin e Përgjithshëm Mafia