Aktualitet18 Janar 2023, 22:24

“Mafia shqiptare më e dobëta në Evropë”, Spahiu: Shqiptarët janë dorë e dytë ose e tretë e krimit

Shkruar nga Pamfleti
“Mafia shqiptare më e dobëta në Evropë”, Spahiu:

Juristi Kreshnik Spahiu duke folur në një emision televiziv për mafian dhe organizimin e saj, u shpreh se grupet kriminale shqiptare në Evropë janë më të dobëtat.

Sipas Spahiut grupet shqiptare janë gjithmonë dorë e dytë, e tretë teksa shtoi se ato renditet poshtë mafias italiane, arabe, ruse, kineze dhe turke.

Mendoj që asnjë nga grupet kriminale shqiptare në Evropë nuk mund të konsiderohet familje mafioze. Pse? Në konceptin klasik të organizimit të një familje mafioze mendoj që të gjitha grupeve kriminale tashmë të njohura nga ne në çdo vend të Evropës, përfshi Spanjën, Italinë, Gjermaninë, Francën, Belgjikën, apo Hollandën, asnjëra prej tyre nuk arrin në nivelin e organizimit fisnor, të gjerë të një mini shteti. Shqiptarët janë gjithmonë dorë e dytë, e tretë, e katërt e krimit,” u shpreh Spahiu.

Aktualitet Mafia shqiptarë Spahiu