Aktualitet14 Tetor 2018, 13:19

Mafia shqiptare në duart e gjermanëve, goditja që do shpartallojë majtas e djathtas

Shkruar nga Pamfleti
Mafia shqiptare në duart e gjermanëve, goditja që do

“Peshqit e mëdhenj” të Tiranës janë në duart e gjermanëve. Prapa toneve të kokainës qëndron e gjithë mafia shqiptare. Politika-drejtësia dhe bandat, të cilat kanë operuar në këtë treg fitimesh marramendëse janë të tronditura dhe të kapura.

1 kg kokainë në Ekuador kushton 1365 euro, ndërsa në tregun e zi në Gjermani kushton 75,800 euro dhe totali i 613 kilogramëve të kapura në dërgesën e bananeve vlerësohet rreth 400 milionë euro. Një goditje që ka shkatuar shkatërrim financiar dhe zbulim të rrjetit.

Mafiozët të mbështetur nga politika dhe drejtësia kanë pastruar paratë në lojra fati, lokale dhe dyqane që janë identifikuar.

Pas zbërthimit prej gati 5 muajsh të Arbër Çekajt janë intensifikuar vizitat dhe apelet e autoriteteve gjeramne në Shqipëri.

Zv/presidenti i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Peter Henzler ishte në Tiranë dhe ka zhvilluar takime me ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë, ku ka shkëmbyer të dhëna dhe ka bërë të qarta kërkesat e tij.

Nga ana tjetër Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku për shkak të implikimit të një rrjeti të gjerë me emra të cilët deri më tani janë konsideruar  si “të paprekshëm”, ka kërkuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për të bërë goditjen e aseteve të vendosura në rrugë të paligjshme dhe dërgimin para drejtësisë së “kokave” të implikuara.

Për sa i përket Arbër Çekaj, ai me sa duket do të jetë në duart e autoriteve gjermane si “i penduar” dhe nuk do të ketë ekstradim, të paktën tani për tani, konfirmim që erdhi edhe nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Të implikuarit janë majtas dhe djathtas dhe goditja pritet të jetë fatale për të dyja kampet.

 

 

Aktualitet gjermane Mafia . goditje