Aktualitet18 Korrik 2022, 18:32

“Mafia shqiptare shumë e fortë”, prokurori italian jep alarmin: Korrupsioni në Shqipëri në nivele alarmante, si po përfitojnë grupet kriminale

Shkruar nga Pamfleti
“Mafia shqiptare shumë e fortë”, prokurori italian jep

Korrupsioni i lartë shtetëror po fuqizon mafien shqiptare nëpër botë. Alarmi është dhënë nga prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri.

Duke folur në Universitetin Politeknik të Marche, ku ju dha titulli “Honoris Causa’, gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe te fuqizimi i mafies shqiptare.

Gratteri tha se mafia shqiptare ka evoluuar dhe nuk bëhet më fjalë për ata shqiptarët e uritur të cilët grabisnin vilat në bregdet. Por sipas tij bëhet fjalë për një mafia të mirë organizuar dhe shumë të fuqishme.

Prokurori Italian vazhdoi më tej duke shpjeguar se arsyeja përse është forcuar kaq shumë mafia shqiptare është sepse vjen nga një shtet tepër i korruptuar, i cili është mbushur në 1/3 e territorit me drogë.

Ai shtoi se këto grupe që u fuqizuan në Shqipëri tani janë bërë faktorë në botën e krimit si rezultat i lidhjes me mafiet e mëdha si Ndrangheta, ose Santa Marta në Kartagjenë e Bogota.

Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: Ndrangheta, mafia shqiptare dhe mafia, me dy F, e brezit të tretë të afrikano-veriorëve, e tunizianëve, që janë futur me egërsi në Holandë.

Kur flas për mafie shqiptare, nuk e kam fjalën për ata të uritur që në vitet e shkuara grabisnin vila në bregdet, në Toskana, Piemont. Mafia shqiptare tashmë është një mafie e fortë.

E fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë i lartë korrupsioni, ku një e treta e Shqipërisë, është mbjellë me marijuana, ku sekuestrojmë deri në 78 tonë njëherazi marijuanë të ardhur përmes kanalit të Otrantos.

Dhe këtë mafie që fuqizohet e pasurohet në vendin e saj tashmë prej dy vitesh e shohim në sipërmarrje të përbashkët me ‘Ndrangheta, me Santa Marta në Kartagjena e Bogotà, duke blerë tonelata kokaine”, ka thënë Gratteri.

Kryesore #Shteti i korruptuar Mafia shqiptare Prokurori italian