alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Mafiozi i “Bolv Oil” me kapital 8.1 milionë Euro, investon 90 milionë kompleks me vila luksoze në Farkë. Kush po e heton Behar Çukajn?

23/06/2022, 10:53
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Mafiozi i “Bolv Oil” me kapital 8.1 milionë Euro, investon 90 milionë kompleks me vila luksoze në Farkë. Kush po e heton Behar Çukajn?

Mafiozi i “Bolv Oil” me kapital 8.1 milionë Euro, investon 90 milionë kompleks me vila luksoze në Farkë. Kush po e heton Behar Çukajn?

 Hetim më vete, duhet të jetë dosja e përfitimit të 50 mijë m2 tokë pronë shteti ku po ndërtohet kompleksi “Tulipan Residence”, se ndoshta ka lidhje me regjistrat e falsifikuar e të zhdukur të Kadastrës, për të cilat foli Artan Lame, miku personal i mafiozit Behar Çukaj që po ndërton këtë bllok me vila për pasanikët e politikës dhe botës së krimit

Në Farkë, në zonën e njohur si “Mjullë Bathore” po vazhdon ndërtimet një fshat tjetër me vila për pasanikët, shumica e të cilëve dihet që janë politikanë, ministra, deputetë, trafikantë, vrasës dhe “llumi” i botës së artit e medias të lidhur me ta në punë të pista, tamam si në Lalz, Kodra e Diellit, Dhërmi, Rolling Hills etj.


-Lexo edhe:

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Ky kompleks me vila luksi në Farkë, i emërtuar “Tulipan Residence”, është investuar 100% nga Behar Çukaj, pronari i kompanisë “Bolv Oil”, skeduar nga drejtësia e BE si dhe ajo shqiptare, si kontrabandist karburantesh, falsifikator cilësie e zhvatës nafte nga depozitat e “Albpetrol”.

Prokuroritë e Fierit, Durrësit e Tiranës, i kanë mbyllur dosjet për 11 kallëzime e denoncime, ngaqë Behari i ka “ngrohur” me çeqe, por edhe sepse prej 8 vitesh është bërë sponsor i fushatave të Edi Ramës.

Ndërsa për këtë kompleks me vila në Farkë, SPAK duhet të hetojë, ku i ka gjetur 90 milionë Euro kontrabandisti Behar Çukaj i Fierit, i skeduar dhe si trafikant droge nga  SHISH e DEA.

Madje raportet e tyre për aktivitetin e bosit të “Bolv Oil”, në disa raste dhe me Trifon Muratajn e “Bana King” të kokainës, bashkëfshatarit nga Fieri, janë edhe në kryeministri, polici, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Drejtorinë e Parandalim-Pastrimit të Parave.

Si indicie për SPAK-un, lidhur me kompleksin e vilave “Tulipan Residence”, duhet të shërbejë fakti se dy firmat e karburanteve “Bolv Oil” e “Olsi Shpk” të Behar Çukajt, qysh prej muajit janar 2014 e deri tani, kanë vetëm 8.1 milionë Euro kapital makineri e llogari bankare.

Ndërsa kompleksi “Tulipan Residence” që ai po ndërton, ka vlerë totale 90 milionë Euro, me dy blloqe nga 35 vila dhe krejt shërbimet tregti, qendra argëtimi, çerdhe, kopshte, parqe etj.

Nuk jemi kundër komplekseve me vila luksi në formë blloqesh me qasje racizmi social-ekonomik, por për burimin e të ardhurave të biznesmenit Behar Çukaj që po ndërton kompleksin në fjalë, mbasi krejt kapitali i tij është sa 9% e vlerës së këtij investimi.

Prandaj po i bëjmë thirrje SPAK-ut, të fillojë hetimin e firmës “Bolv Oil” që po investon këtë kompleks, për dy motive logjike e ligjore: Ose biznesmeni Behar Çuko i ka siguruar këto 90 milionë Euro nga trafiqet që bën vetë; ose po përdor dhe pastron milionat e korrupsionit të politikanëve e trafikantëve, si p.sh., të mikut të tij Trifon Murataj i “Bana King”.

Hetim më vete, duhet të jetë dosja e përfitimit të 50 mijë m2 tokë pronë shtetërore ku po ndërtohet kompleksi “Tulipan Residence”, se ndoshta ka lidhje me regjistrat e falsifikuar e të zhdukur të Kadastrës, për të cilat foli Artan Lame, miku personal i bosit Behar Çukaj që po ndërton këtë bllok me vila për pasanikët e politikës dhe botës së krimit

Mbase në lojë, ka edhe ortakun e tij Lefter Sota të firmës “B&O Construction Shpk” e administrator Zaho Jaçaj, ish-Drejtor i Tatimeve Fier që i ka fshirë mbi 5 milionë Euro detyrime tatimore me aktivitetin e import- tregtimin e karburanteve.

Fakt/ Prej 4 vitesh, Behar Çukaj i “Bolv Oil”, jeton te Vila Nr. 64 në kompleksin “Rolling Hills”-Farkë, me sipërfaqe 583 m2 blerë dhe me çmim blerje 945 mijë Euro./Pamfleti

Lexoni dhe denoncimin e bërë më 21 mars 2022 nga “Pamfleti”, për vjedhje të 3000 ton naftë bruto në “Albpetrol”:

https://pamfleti.net/behar-cuko-i-bolv-oil-e-olsi-shpk-grabiti-3000-ton-nafte-depozita-ne-armo-ballsh-para-se-te-shitej-per-skrap/

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen
Anti-Mafia

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

30/06/2022, 11:34
Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!
Kryesore

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18
Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta

30/06/2022, 10:52
 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!
Editorial

 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!

30/06/2022, 10:29
Zbardhet plani/ Pas Butrintit edhe Pallati i Brigadave me PPP; i jepet privatit për 20 vite
Aktualitet

Zbardhet plani/ Pas Butrintit edhe Pallati i Brigadave me PPP; i jepet privatit për 20 vite

29/06/2022, 20:48
Bota

Çfarë thuhet për Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik të miratuar nga NATO?

29/06/2022, 20:07
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

"Jemi në rrezik", Sali Berisha: Sirenat e alarmit po bien në 4 anët e vendit, çohuni në protesta!

Osmani fton Michelin, Macronin dhe Von der Leyen në “Sunny Hill”

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

Duma shpërthen ndaj deputetëve të PS: Ju shqetësoheni vetëm për oligarkët, po favorizoni ndërtuesit që ulen në tavolinë me Ramën! 

30/06/2022, 12:05
Boris Johnson

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

30/06/2022, 11:46

Edmond Spaho thumbon ministren e Financave: Ndrysho fjalim, 4 muaj me të njëjtat gjëra

30/06/2022, 11:40
KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

30/06/2022, 11:34

Ministrja e Ramës tallet me shqiptarët: Kemi rritje ekonomike, pa Bordin e Transparencës çmimet do të ishin shumë të larta

30/06/2022, 11:31

Qeveria harron qytetarët e thjeshtë, u jep 6 miliardë lekë kompanive të ndërtimit kompensim

30/06/2022, 11:24

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In