Majlinda Bregu ditën e djeshme (24 janar) në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një foto 26 vite më parë teksa jepte lajmet, konkretisht në vitin 1995.
E veshur me një xhaketë të bardhë, flokë të kapur, vathë, varëse dhe unaza të florinjta (siç e deshte zakoni), buzëkuq flakë i kuq dhe balukja në ballin e lartë na bëri të kujtojmë jo vetëm modën e asaj kohe, por edhe faktin se Majlinda ka qenë një vajzë e pashme.
Mosha dhe ndërhyrjet estetike kanë bërë të vetën ditët e sotme, por para tyre Majlinda (mbase për shkak të impenjimit të saj në politikë), Majla se ç’pati fituar ca linja mashkullore.
“Xhaketa me vata, siç është moda sot. Unë 26 vjet më e re. TVSH ose RTSH ishte i vetmi TV sigurisht në analog. Ai telefoni në tavolinë lidhej me regjinë kur zakonisht na lajmëronin për ndonjë lajm 2 faqe me fax për ta lexuar”– shkruan Bregu krah fotos.