Politike 8 Dhjetor 2022, 07:16

Majlinda Bregu tregon raportin me Ramën: Nuk do të kisha qenë kurrë një presidente e propozuar nga grupi i PS

Shkruar nga Pamfleti
Majlinda Bregu tregon raportin me Ramën: Nuk do të kisha qenë

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Shqipëri në një politikë aktive.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse e sheh mundësinë e rikthimit në Shqipëri, Bregu tha: “Nuk përjashtoj asgjë. As angazhimin ndërkombëtar dhe as atë lokal”.

“Familja ime është në Shqipëri, vazhdoj të jem në një stërvitje politike. Asnjëherë nuk e përjashtoj si mundësi”, tha Bregu.

E pyetur për diskutimin e emrit të saj si një presidente e mundshme e propozuar nga mazhoranca, Bregu tha se kurrë nuk do të kishte qenë një presidente e propozuar nga PS. Ajo tha se diskutimin e emrit të saj e ka mësuar vetëm nga mediat.

“Nuk jam konsultuar me askënd, nuk kam patur asnjë bisede më askënd, nuk më shkonte dhe nuk do të kisha qenë kurrë një presidente e propozuar nga grupi i Partisë Socialiste”, tha Bregu.

Ndërkohë për raportet me Ramën ajo u shpreh:

“Sikurse të thashë, një raport institucional, korrekt, si me të gjithë liderët e tjerë të rajonit. Sot unë me të vërtetë jam shqiptare dhe jam gjithmonë me një sy më shumë për të parë me dashuri Shqipërinë, por jam e detyruar që në një pozicion ndërkombëtar të ruaj neutralitetin.”, tha Bregu.

Politike