Sport15 Gusht 2022, 19:50

Majorka ia del të marrë pikën e rëndësishme në transfertë, Muriqi me të tijtë kthehen si “heronj”

Shkruar nga Pamfleti
Majorka ia del të marrë pikën e rëndësishme në

Majorka ia del të marrë pikën e rëndësishme në transfertë, Muriqi me të tijtë kthehen si “heronj”

Majorka ia ka dalë të marrë një pikë shumë të vlefshme në transfertë ndaj Atletik Bilbao. Ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura, në stadiumin e tejmbushur. Skuadra baske dominoi ndeshjen, por pa arritur të gjente avantazhin.

Muriqi nuk la gjurmë në sulm, megjithatë ishte i dobishëm për manovrën e skuadrës. Plot 6 kartonë të verdhë mori Majorka. Sulmuesi kosovar la fushën e lojës në minutën e 87, për t’u futur Prats. Ai u transferua te skuadra spanjolle këtë verë nga Lacio. 28-vjeçari nënshkroi kontratë deri në vitin 2027. Ishte i huazuar te Majorka në pjesën e dytë të sezonit të shkuar

Në ndeshjen e ardhshme, Majorka do të presë në shtëpi Real Betis.

Sport Atletik Bilbao La Liga Majorka Vedat Muriqi