
Makina fluturon disa metra në ajër dhe përplaset me barrierat mbrojtëse, piloti humb jetën në aksidentin me 320 km/h (Video)
Një pilot i garave të shpejtësisë së lartë humbi jetën në Australi, në një aksident me mbi 320 km në orë.
Makina Shevrolet Kamaro që drejtohej nga Sem Fenesh doli nga kontrolli për të fluturuar disa metra në ajër e më pas u përplas me barrierat mbrojtëse të pistës së Ipsuiçit.
Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë pranë babait të tre fëmijëve, por ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të shumta që kishte marrë nga përplasja.