Aktualitet24 Janar 2023, 09:41

Makina përplas biçikletën, plagoset 40 vjeçari në Berat

Shkruar nga Pamfleti

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Berat. Policia njofton se një 40-vjeçar, që lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet. 40-vjeçari i plagosur është dërguar në spital, ku dhe po merr ndihmën mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

Aktualitet Berat Makina