Aktualitet25 Qershor 2018, 14:02

Makinat e mbushura me 3.4 mln euro, Paloka-Ballës: “Të përdor shefi si letër higjenike”

Shkruar nga Pamfleti
Makinat e mbushura me 3.4 mln euro, Paloka-Ballës: “Të

Kreu i PD Lulzim Basha ka lëshuar akuza ndaj kreut të Grupit të PS Taulant Balla lidhur me 2 Toyotat e kapura dje në Portin e Durrësit me 3 .4 mln euro cash. Sipas Bashës, plani i Ballës është dekonspiruar. Kreu i PD tha se ky plan ishte bërë nga Balla në bashkëpunim me një nga bandat e Elbasanit me qëllim pastrimin e parave të pista.

Por demokrati Paloka shkon edhe më tej duke thënë se Ballën “shefi i tij”e përdor si letër higjenike”.

REAGIMI I PLOTË I PALOKËS:

Jo Babale po Ballballe. Heshtje qe flet me shume se gjithe diareja orale e Balles. Eshte akuzuar direkt qe te enjten per nje fakt qe dje u konfirmua katerciperisht, por heshti. Ai, qe shefi i tij e perdor si leter higjenike, per te fshire gjithe pislliqet qe i plasin Rames nga cdo kavitet i tij, sot qe eshte i akuzuar direkt, in persona, heshti.

Heshti te enjten. Heshti dje. U fsheh dhe sot pasi foli kryetari i opozites.Gazetaret kane qe dje qe e kerkojne. E kerkuan edhe sot. Ju premtoi se do te dilte me deklarate nga PS pasi foli kryetari i opozites, caktoi dhe oren, por e anulloi dhe ne fund leshoi vetem gazra ne faqen e fb.

Asnje fjale per akuzen qe i behet. Sic duket, sic ndodh rendom ne raste te tilla, avokatet e kane keshilluar te heshte, sepse mund te rendoje poziten ku e kane kapur.

Aktualitet