Sport 7 Gusht 2022, 19:40

“Makineria” Haland funksionon edhe te Mançester Siti, ekipi i Guardiolës mposht Uets Hemin në ndeshjen e parë të Premier Ligës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Makineria” Haland funksionon edhe te Mançester Siti, ekipi i

“Makineria” Haland funksionon edhe te Mançester Siti, ekipi i Guardiolës mposht Uets Hemin në ndeshjen e parë të Premier Ligës (Video)

Erling Haland e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë aventurë në Premier Ligë. Norvegjezi arriti të shënonte një dopietë në ndeshjen hapëse ndaj Uest Hemit. Trajneri Pep Guardiola mori 3 pikët e para në këtë start, duke mposhtur ekipin e Devid Mojes me shifrat 2-0. 

Një gol për secilën pjesë ka mjaftuar që ekipi i Sitit largohet me fitore nga kjo transfertë. Një penallti e fituar në minutën e 36 nga Haland dhe e kthyer në gol po nga vetë ai, mbylli pjesën e parë. 

Erling Haaland goal vs West Ham 1-0 | First goal in Premier pic.twitter.com/uNxOJoIXhg

— Football (@footballl32) August 7, 2022

Në pjesën e dytë një asist fantastik i De Brojne, nxori Halandin vetëm për vetëm me portierin, që nuk gaboi as këtë here. Ekipi i Uest Hemit provoi të reagonte, por Ederson neutralizoi çdo gjë. 

?⚪️ GOAL!

Erling Haaland gets his second goal of the game for #ManchesterCity

West Ham United 0 – [2] Man. City#WHUMCI | #MCFC
pic.twitter.com/VHcD1GKbKl

— Goal Replays (@footygolazos) August 7, 2022

Sport Mançester Siti Premier Liga Uest Hem