
Maks Verstapen fiton garën “sprint” në pistën e shtëpisë së Red Bullit, Ferrari kënaqet me podiumin
Maks Verstapen fitoi sot garën “sprint” të zhvilluar në pistën austriake të Spielberg. Në pistën e shtëpisë së Red Bull dhe i mbështetur nga një “det” me tifozë portokalli, ai nuk zhgënjeu, duke e komanduar garën nga xhiro e parë deri tek e fundit.
I dyti u klasifikua piloti monogask i Ferrarit, Sharls Leklerk, që la pas shokun e tij të skuadrës Karlos Sainz. Ata nuk patën asnjë shans të duelojnë me holandezin, duke u mjaftuar me dy vendet e tjera të podiumit. I katërti u rendit britaniku Xhorxh Rasëll me Mercedesin.
Në zonën e pikëve u futën edhe Perez, Okon, Magnusen e Hamilton (tetë të parët). Një garë që nisi me probleme për Alonson, makina e të cilit u fik që në start. Më pas gara ishte e qetë dhe me pak parakalime në krye. U dallua Hamilton, që në dy xhirot e fundit hyri në zonën e pikëve.
MAX WINS!!! ?
Leclerc crosses the line second, Sainz takes third#AustrianGP #F1Sprint pic.twitter.com/bTmIPdMLq7
— Formula 1 (@F1) July 9, 2022