Bota30 Dhjetor 2022, 22:56

Makthi i luftës, Kievi kaloi 700 orë nën alarmin e sulmeve ajrore

Shkruar nga Pamfleti
Makthi i luftës, Kievi kaloi 700 orë nën alarmin e sulmeve ajrore

Kryeqyteti ukrainas kaloi qindra orë nën sirenat e sulmit ajror në vitin 2022, ka raportuar kreu i administratës ushtarake të qytetit.

Serhiy Popko tha se sirenat kishin rënë për rreth 700 orë – të barabarta me 29 ditë.

Ai e përshkroi atë si “vitin më të frikshëm në historinë e qytetit si kryeqyteti i Ukrainës së pavarur”.

Popko tha se Kievi u godit nga 52 sulme ajrore gjatë gjithë vitit.

Këto shkatërruan rreth 600 ndërtesa, vranë 120 civilë dhe plagosën 495.

Bota lufta alarm ukraine