Aktualitet21 Shtator 2022, 15:39

Malet e Sharrit bëhen pjesë e rrjetit “Natura 2000”

Shkruar nga Pamfleti
Malet e Sharrit bëhen pjesë e rrjetit “Natura 2000”

“Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000” titullohet projekti i financuar nga Bashkimi Evropian që filloi të implementohet në Malin Sharr.

Qëllimet e projektit kanë të bëjë me përgatitjet e vendit për zbatimin e direktivave të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës dhe rregullorja mbi tregtinë ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të faunës dhe florës së egër. Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, tha se një nga politikat dhe instrumentet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian në mbrojtjen e natyrës janë Direktivat për habitatet dhe zogjtë, të cilët janë mekanizmat bazë ligjorë për vendosjen e rrjetit ekologjik evropian “Natura 2000”, informon koha.mk.

Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir tha se ndjehet i kënaqur që merr pjesë edhe në një ngjarje ku promovohet ndihma që Bashkimi Evropian jep për Maqedoninë e veriut për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe vet natyrës.

“Sidomos në këtë rast jemi duke ndihmuar për ndërtimin e kapaciteteve dhe përforcuar këta kapacitete nga ana e Bashkimi Evropian, që të jeni në standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës. Arsyeja se pse jemi këtu është që të japim ndihmë gjithashtu për identifikimin e lokacioneve dhe vendeve tjera, në të ardhmen për tu bërë pjesë e rrjetit Natura 2000, që është rrjeti më i madh botëror, ku bëjnë pjesë edhe vende anëtare të BE-së dhe arsyeja se pse jemi këtu në Malin Sharr, sepse shohim shumë potencial që edhe Mali Sharr të jetë pjesë e Natura 2000”, tha ambasadori Gir. Ai u shpreh se përkrahja e sotme nuk ka të bëjë vetëm me potencialin e natyrës por gjithashtu edhe për përgatitjen e vendit që në të ardhmen të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Shkupi