Deputeti i PD Lefter Maliqi ka deklaruar se shumë shpejtë do të dali emri i deputetit socialist që thith kokainë.
Sipas tij, është e sigurt që një kryebashkiak i Shqipërisë së mesme dhe të jugut konsumon lëndë narkotike, duke shtuar se e ka nga burime tepër të sigurta.
Në një dalje për media, Maliqi ka ngjallur mjaft kureshtje me deklartën e fortë, pasi pas tre kryebashkiakve të majtë, PS-së do i dali dhe ermi i katër.
Dëri më tani deputeti nuk publikoi emra, duke e lënë pezull çështjen. Maliqi drejtoi akuza ndaj Edi Ramës se nuk heq dorë nga kriminelët.
“Ky kryeministër është i sëmurë, nuk heq dorë nga vesi për t’u takuar me kriminelë. E mbushi parlamentin me kriminelë. Ke kryebashkiakë kriminelë. Dy ikën. I treti është i Vaut të Dejës.
I katërti po jua them ju, një pjesë e medias e dinë, do të dalë shpejt, nëse nuk del ka ndërhyrje. Është i tillë që thith mall, kryetar bashkie në Shqipërinë e mesme dhe të jugut, që thithë drogë, heroinë. E di se e kam burim tepër të sigurt”, u shpreh deputeti Maliqi.