Aktori i njohur turk Burak Özçivit, i cili rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve me rolin Osmani në telenovelën me po këtë titull ka probleme me drejtësinë turke. 4 punonjës të setit të serialit televiziv “Themelimi Osman” kanë ngritur një kallëzim penal për aktorin, pasi ky i fundit i ka ofenduar rëndë gjatë xhirimeve të serilait.
Një prej punjonjësve, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por vetëm inicialet e tij, ka treguar se punon si asistent i kamerës në xhirimet e serisë televizive. A.Ö ka treguar për policinë se aktori ka mallkuar stafin dhe asnjë nuk mundit të thoshte asnjë fjalë për këtë.
“Në ditën e incidentit, Burak, aktori kryesor i serialit, doli nga çadra ku ishte, dhe mallkoi drejt stafit të xhirimit, duke na parë në sy një nga një. Pastaj ai u largua. Ai u kthye menjëherë dhe tha përsëri të njëjtat mallkime. Kur punëtorët e grupit dëgjuan mallkimet e tij, ata u tronditën dhe askush nuk foli’, është shprehur punonjësi i serialit duke shtuar se ‘Burak kishte veprime të ngjashme me njerëz të ndryshëm dhe më parë megjithëse jo aq rëndë ” është shprehur punonjësi A.Ö
Zyra e Kryeprokurorit ka nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “fyerjes publike të më shumë se një personi” shkruajnë mediat turke.
Ndërsa vetë Burak është shprehur në lidhje me këto, deklarata të cilat i ka quajtur mos marrëveshje dhe të ekzagjeruara nga punonjësit, të cilët të tjerët nuk duhet ti besojnë.
“Unë i njoh njerëzit e përmendur si ankues sepse ata janë ekuipazhi i serisë televizive ‘Osmani’. Sigurisht që nuk i kam fyer siç pretendojnë. Është e vërtetë që mjedisi i vendosur është stresues. Por asnjë sharje apo fyerje nuk doli kurrë nga goja ime. Kushdo që më njeh mirë, e di që unë nuk jam një person që mund t’i shqiptoj këto mallkime.”
“Këta njerëz synojnë ta vënë kompaninë prodhuese në një situatë të vështirë duke përfshirë emrin tim në këtë incident për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ka rreth njëqind njerëz që marrin pjesë për realizimin e këtij seriali. Prandaj, deklaratat e tyre nuk janë të besueshme dhe të papranueshme’.