Aktualitet13 Janar 2023, 18:41

Mamaja e Luiz Ejllit nuk pranon të prononcohet: Nuk e njoh për djalë

Shkruar nga Pamfleti
Mamaja e Luiz Ejllit nuk pranon të prononcohet: Nuk e njoh për

Këngëtari Luiz Ejlli është personazhi më i përfolur i momentit, për shkak të eksperiencës së tij në Big Brother Vip. Ditët e fundit ai shokoi të gjithë shikuesit me deklaratën e tij se vuante nga një sëmundje e rëndë.  Edhe pse gjatë mbrëmjes së spektaklit Luizi ka kryer disa analiza në  spitalin ”Shefqet Ndroqi”, ende sot audienca është e përçarë duke mos ditur nëse duhet ti besojnë këngëtarit, apo produksionit.

Ka shumë zëra që qarkullojnë për jetën që ai bën jashtë BBV të tilla si: Luizit I kanë hequr licensën e noterit për shkak të mashtrimeve, apo edhe përfshirja e tij në botën e kumarit.

Burime për Pamfleti thonë se produksioni ka kontaktuar familjen e Luizit, e cila jeton në Amerikë, por përgjigja e tyre ishte shokuese.

“Nuk dua të komentoj, nuk e njoh më për djalë”, është shprehur mamaja e Luizit.

Nuk dihet nëse ky reagim I mamasë së këngëtarit ka të bëjë me deklaratën e tij që trazoi mbarë opinionin publik, apo me probleme dhe mosmarrëveshje të cilat kanë nisur që para hyrjes së tij në BBV. Se çfarë do të ndodhë me fatin e Luiz Ejllit mbetet për tu pare në Prime-in e ditës së Shtunë. Një gjë është e sigurt; mbështetja e tij nga publiku dhe fansat I ka kaluar të gjitha pritshmëritë. /Pamfleti

Aktualitet Mamaja e Luiz Ejllit nuk pranon të prononcohet: Nuk e njoh për djalë