Aktualitet 9 Korrik 2022, 23:45

Manastiri i Deçanit përplas Qeverinë e Kosovës me organizatën Europa Nostra

Shkruar nga Pamfleti

Manastiri i Deçanit përplas Qeverinë e Kosovës me organizatën Europa Nostra

Dy ministrat e Qeverisë Kurti, Liburn Aliu dhe Hajrullah Çeku, kanë kundërshtuar ashpër ditën e djeshme dhe akuzuar organizatën Europa Nostra për qasje joprofesionale dhe politikisht të ndikuar, pasi që organizata e ka vlerësuar Manastirin e Deçanit të rrezikuar. Madje, ata kanë kërkuar edhe kërkim-falje nga organizata

Prishtinë, 9 korrik – Sot, ka reaguar edhe ish-këshilltari i shefit të BE-së në Kosovë për çështje religjioze, Rick Spruyt, i cili i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me tri pyetje.

“Qeveria e Kosovës refuzon dizajnimin e Manastirit të Deçanit nga Europa Nostra si trashëgimi kulturore në rrezik. Kështu që, a do të sigurojë Albin Kurti 1) Zbatimin e shpejtë të vendimit të Këshillit të Monitorimit të Zbatimit te vitit 2020, 2) implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe 3) mos-sfidimin e trashëgimisë kulturore serbe?”, ka shkruar ai në Twitter.

Kosovo gvmt rejects @europanostra designation of @DecaniMonastery as cultural heritage in danger. So will @albinkurti ensure 1) implementation of 2020 IMC bypass route decision, 2) implementation of 2015 Const Court ruling, and 3) no challenge to Serbian identity of SOC sites?

— Rick Spruyt (@RSpruyt) July 9, 2022

Gjatë ditës së djeshme, Aliu njoftoi se kritikat Europa Nostra’s i janë drejtuar përgjatë një takimi të përbashkët që kanë pasur me zyrtarë të kësaj organizate.

“Bashkarisht me Ministrin Çeku, deklaruam se insistimi për “rrezikun” ndaj Manastirit të Deçanit, është edhe një dëshmi për qasjen jo-profesionale, politikisht të ndikuar të organizatës Europa Nostra, dhe ritheksuam edhe njëherë që Europa Nostra i detyrohet me  kërkim falje dhe kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj reputacionit të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, kishte njoftuar Aliu.

Pas përplasjes së Qeverisë së Kosovës me organizatën Europa Nostra, pasi që kjo e fundit e ka konsideruar të rrezikuar Manastirin e Deçanit, ka reaguar zyrtarisht edhe vetë manastiri.

Përmes Twitterit, Manastiri i Deçanit i është drejtuar qeverisë, pasi që minsitrat Liburn Aliu dhe Hajrullah Ceku, i kanë kërkuar Europa Nostra’s që t’i kërkojë falje Kosovës për konstatimin e bërë.


smile

Kryesore ''Europa Nostra'' Kosove Manastiri i Deçanit