Anti-Mafia29 Tetor 2022, 14:33

Manastirliu i “bën qokën” Petrit Vasilit para zgjedhjeve, i jep tender 2 mld lekë kompanisë së tij

Shkruar nga Pamfleti

Kur i dëgjon nga foltorja e Parlamentit por edhe në debate televizive duken si rivalë të përbetuar, por kur vjen puna të paratë gjithçka ndryshon; Aty bëhen miq të mirë dhe madje janë të gatshëm të mbyllin njërin sy para ligjit për të kënaqur “kundërshtarin politik”.

Kështu, Kompania MEGAPHARMA e Petrit Vasilit, i cili ia ka kaluar me letra djalit të dajës (Rasim Hamzarajt) e ky i fundit gruas së tij Monika Hamzarajt, ka fituar një tender 2 miliardë lekë nga QSUT.

Kompania “Megapharma” është e njohur në rrjetin e Shëndetësisë pasi ka marrë një mori tenderash në kundërshtim me ligjin.

Konkretisht i fundit me vlerë mbi 2 miliard lekë është përfituar me 100% të vlerës së Fondit Limit.

Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për “Mungesë Konkurrence” pasi në garë rezulton vetëm kompania MEGAPHARMA. /Vox News


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Anti-Mafia manastirliu tender vasili