Sport 5 Tetor 2022, 15:43

Mançester Junajtid “i mbyll derën” Kristiano Ronaldos, 5 destinacionet ku mund të transferohet portugezi në merkaton e janarit

Shkruar nga Pamfleti
Mançester Junajtid “i mbyll derën” Kristiano Ronaldos, 5

Mançester Junajtid “i mbyll derën” Kristiano Ronaldos, 5 destinacionet ku mund të transferohet portugezi në merkaton e janarit

Sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo po bëhet gati për t’u larguar nga Mançester Junajtid. Qendrimi në stol në derbi ndaj Mançester Sitit duket se ka “vulosur” gjithçka mbi qendrimin e tij në “Old Trafford”.

I konsideruar si një lojtar zëvendësues për formacionin e Erik ten Hag, CR7 do të shikojë në merkaton e janarit destinacione të tjera për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.

Sipas “Corriere dello Sport”, 5 janë destiancionet e mundshme për 37-vjeçarin

Opsioni i parë të çon në një rikthim në shtëpi te skuadra e Sportingut të  Lisbonës, një amanet edhe i nënës së tij, pavarësisht se Ronaldo ka treguar se nuk lidhet shpirtërisht me klubet.

Së dyti, është Reali i Madridit. Edhe këtu do të ishte një rikthim, por së pari duhet të marrë dritën jeshile të presidentit Perez.

Së treti dhe ndër më të mundshmit, është transferimi te Çelsi. Ish-trajneri Tuhel vuri veton në verë, por tashmë ai nuk është më, me presidentin e bluve që është një tifoz personal i tij

Opsioni i katërt është Arabia Saudite. Ronaldo refuzoi 242 milionë euro në verë për këtë destinacion, por në janar, nëse gjërat precipitojnë deri në atë pikë sa duhet të ikë dhe s’ka zgjedhje tjetër, nuk është çudi të pranojë.

Dhe opsioni i fundit është Katari. Ronaldo do të njihet me këtë vend gjatë Kupës së Botës, me sheikët që do të përpiqen ta joshin atë.

Sport Kristiano Ronaldo sulmuesi portugez