Sport12 Maj 2022, 17:36

Mançester Junajtid në rënie të lirë, CR7 shpallet lojtari më i mirë i muajit prill dhe shkruan historinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Mançester Junajtid në rënie të lirë, CR7 shpallet

Mançester Junajtid në rënie të lirë, CR7 shpallet lojtari më i mirë i muajit prill dhe shkruan historinë (Video)

Prilli ishte një muaj i vështirë për Kristiano Ronaldon. Ylli portugez pati fatin e keq të humbiste një prej binjakëve gjatë lindjes. Jashtë kundër Liverpulit, mbështetësit e të cilit gjithashtu i bënë një nderim të shkëlqyer familjes së lojtarit, ai u kthye shpejt në fushë dhe shkëlqeu. 

Në 4 ndeshje në Premier Ligë në prill, CR7 shënoi 5 gola, duke përfshirë një hat-trick kundër Noruiçit. Falë paraqitjeve të tilla, Ronaldo është zgjedhur sot lojtari i muajit nga Premier Ligë. Kjo është hera e dytë në këtë sezon që ai merr këtë çmim (pas shtatorit) dhe hera e gjashtë në karrierën e tij. 

Një arritje që e ka ndihmuar të vendosë një rekord të ri. Siç ka bërë të ditur Opta, në fakt, falë këtij suksesi, Ronaldo është bërë lojtari që e ka marrë më shumë herë (6) këtë vlerësim në historinë e Junajtid. 

Cristiano Ronaldo is the @EASPORTSFIFA Player of the Month for the second time this season ?#PLAwards | @Cristiano | @ManUtd pic.twitter.com/lkryrExtoD

— Premier League (@premierleague) May 12, 2022

Sport Kristiano Ronaldo sulmuesi portugez