
Mançester Junajtid rigjen formën, “Djajtë e Kuq” i falen kryeveprës së Fernandos, debuton edhe blerja më e re (Video)
Mançester Junajtid ka fituar 0-1 në transfertë kundër Suthemptonit ndeshjen e javës së 4 në Premier Ligë. Djajtë e Ten Hag i janë falur një goli të Bruno Fernandes në minutën e 55, për të marrë fitoren e dytë radhazi.
Ishte një aksion i bukur i të kuqve nga krahu i djathtë, me Dalot që pasoi bukur për portugezin, me këtë të fundit që e ndali topin në rrjetë.
Në minutën e 80, holandezi vendosi të hedhë në fushë Kasemiron, me brazilianin që bëri debutimin e tij në Premier Ligë. Pas katër javësh, Mançester Junajtid renditet në vendin e 6 me gjashtë pikë.