Mançester Junajtid i ka shkaktuar tërmet 9 ballë Sauthamptonit në javën e 22 të Premier Ligës.
Djajtë e Kuq mundën 9-0 Shenjtorët në shtëpi Katër gola për skuadrën e Solskjaer në pjesën e parë dhe pesë në pjesën e dytë, ishin rrjetat vendimtare që vulosën këtë ndeshje fantastike.
Sauthmapton e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë për shkak të kartonëve të kuq të marrë nga Jankewitz në minutën e 2 të ndeshjes dhe Bednarek në minutën e 87. Ky i fundit ishte autor edhe i një autogoli.
Markus Rashford, autori i golit të dytë, arriti në 83 gola të shënuar në karrierë me Juanjtid dhe kaloi legjendën Erik Kantona.