Mançester Siti vazhdon të dominojë në Premier Ligën. “Qytetarët” kanë marrë fitoren e radhës pas fitores 2-1 të arritur në javën e 26 të kampionatit kundër Uest Ham.
Sfida e luajtur në “Etihad Stadium” është vendosur nga një gol i John Stones në minutën e 68, pasi pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 me golat e Dias në minutën e 30 për Qytetarët dhe Anto io 13 minuta më vonë për “Hamer-sat”.
Stones është mbrojtësi i Premier Ligës që ka shënuar më shumë gola në të gjitha kompetcionet në këtë sezon, plot 4 të tillë, të cilat kanë ardhur në vitin 2021.
Ky sukses ka një domethënie të madhe për Pep Guardiolën, teksa ka marrë fitoren 200-të në Premier Ligë.
200 fitoret në elitën e futbollit anglez, Guardiola i ka arritur pas 273 ndeshjesh duke vendosur një rekord absolut sa i përket kësaj arritjeje. Në vendin e dytë Guardiola lë Zhoze Murinjon, i cili arriti 200 fitore në 309 ndeshje kur drejtonte Çelsin disa kohë më parë.