Mançester Siti ka mundur VBA-në në transfertë me rezultatin e thellë 5-0. Protagonisti i ndeshjes ishte Gundogan, autor i dy golave. Kançelo, Mahrez dhe Sterling ishin autorët e golave të tjerë për ekipin e Pep Guardiolës.
Me këtë fitore, Mançester Siti mban vendin e parë me 41 pikë, ndërsa VBA renditet në vendin e 19 me 11 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Arsenali fitoi pastër 3-1 ndaj Sauthemptonit në transfertë dhe është hakmarrë për eliminimin nga Kupa e Anglisë që Shenjtorët i shkaktuan Topçinjve tri ditë më parë.
Ndeshja nisi keq për “Topçinjtë”, pasi Armstrong ka kaloi në avantazh vendasit pas vetëm 3 minutash.
Skuadra e Mikel Artetës barazoi takimin me Pepe në minutën e 8 dhe më pas pëmbysën rezultatin me Saka në minutën e 39 dhe Lakazet në minutën e 72.
Me këtë fitore, Arsenali mban vendin e 8 me 30 pikë, ndërsa Sauthempton renditet në vendin e 11 me 29 pikë.