Sport13 Gusht 2022, 18:19

Mançester Siti i papërmbajtshëm, dhuron poker dhe merr fitoren e 2 radhazi, shkëlqen edhe Arsenali, Xhaka gjen golin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Mançester Siti i papërmbajtshëm, dhuron poker dhe merr fitoren

Mançester Siti i papërmbajtshëm, dhuron poker dhe merr fitoren e 2 radhazi, shkëlqen edhe Arsenali, Xhaka gjen golin (Video)

Mançester Siti ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. “Qytetarët” mposhtën 4-0 Burnmuthin, në një sfidë ku në asnjë moment nuk u diskutuan 3 pikët. Ekipi i Guardiolës realizoi 3 gola në pjesën e parë me Gyndogan, De Brojne dhe Fil Foden. Pjesa e dytë ishte disi me ritëm më të ulët dhe pa shumë emocione. Vendasit gjetën golin e katërt në minutat e fundit, pas autogolit të Lerma. 

Triumf edhe për Arsenalin, që “likuiduan” 4-2 Leisterin. Ishte Gabriel futi ndeshjen në shinat e duhura, me 2 gola në pjesën e parë. Sfida u rihap pas autogolit të Saliba. Gjithsesi, për të qetësuar ekipin vendas mendoi Granit Xhaka. Leisteri nuk u dorëzua, pasi “përshendeti” rrjetën me Madison, por vetëm kaq. Goli që i vendosi kapakun takimit mban firmën e Martinelit. 

Tre sfidat e para u mbyllën në barazim. Brajtoni dhe Njukasëlli nuk prodhuan asnjë gol, ashtu si Volverhampton dhe Fulham, edhe pse londinezët humbën shansin e artë me Mitroviç, që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. 

Barazim 2-2 mes Sauthemptonit dhe Lidsit. Pasi miqtë shënuan dy gola në pjesën e dytë me Rodrigo, vendasit me Aribo dhe Peters barazuan shifrat duke marrë 1 pikë. Më herët, Evertoni ishte mundur nga Aston Vila me rezultatin 2-1. 

Sport Arsenal Granit Xhaka Mançester Siti Premier Liga