Sport17 Shtator 2022, 15:34

Mançester Siti merr kreun me 3 gola, Haland nuk ndalet së shënuari

Shkruar nga Pamfleti
Mançester Siti merr kreun me 3 gola, Haland nuk ndalet së

Mançester Siti merr kreun me 3 gola, Haland nuk ndalet së shënuari

Mançester Siti ka mundur 3-0 Volverhempton në javën e tetë të kampionatit anglez dhe ka marrë përkohësisht kreun e renditjes së Premier Ligës.

Sfida u zhbllokua pas vetëm 55 sekondash lojë nga një gopl i Xhek Grilish.

Miqtë dyfishaun avantazhin në minutën e 16 me të zakonshmin Erling Haland, i cili është bërë lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që shënoi gol në katër transfertat e para të luajtura në këtë kompeticion.

Sulmuesi norvegjez ka shënuar 100 gola në 99 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet që nga momenti që është larguar nga Salcburgu në janarin e vitit 2020.

Goditja e fundit për Volves erdhi në minutën e 33, kur Kolins la me 10 lojtarë vendasit, pasi u ndëshkua me kartonin e kuq për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Grilish.

Foden fiksoi shifrat në 3-0 në minutën e 69. Protagonist edhe Kevin de Brojne, autor i dy asisteve. 92 aisiste në total për belgun në karrierën e tij në kampionatin anglez, po aq sa Stivën Zherard.

Legjendës së LIverpulit i janë dashur 504 ndeshje për të arritur këtë shifër, ndërsa yllit të Pep Guardiolës i kanë mjaftuar 217 ndeshje.

Sport Mançester Siti Premier Liga Volves