Sport11 Maj 2022, 23:26

Mançester Siti nuk njeh hapa fals, i afrohet edhe më shumë titullit kampion, Çelsi kthehet te suksesi

Shkruar nga Pamfleti
Mançester Siti nuk njeh hapa fals, i afrohet edhe më shumë

Mançester Siti nuk njeh hapa fals, i afrohet edhe më shumë titullit kampion, Çelsi kthehet te suksesi

Mançester Siti i afrohet edhe më shumë titullit kampion. “Qytetarët” fituan 1-5 në fushën e Volves. 

Një nga më të mirët në fushë padyshim që ishte Kevin De Brojne. Belgu që mban çelësat e mesfushës realizoi jo pak por 4 gola.  Gjurmë la edhe Stërling. Tek “Ujqërit” shënoi Dendoker. 

Djemtë e Guardiolës janë në vendin e parë me 89 pikë, 3 më shumë se Liverpuli. Takimi i radhës është ndaj Uest Hemit, 

Volves është në vendin e nëntë. 

Çelsi rikthehet për të fituar pas tre ndalesash dhe kryeson Arsenalin në renditje, në pritje të ndeshjeve të nesërme. Tre gola për skuadrën e Tuhel për të mposhtur Lidsin, në ndeshjen e vlefshme për javen e 36 të Premier Ligë. 

Blutë kaluan menjëherë në epërsi me golin e Maunt, i cili pas katër minutash e çau mbrojtjen kundershtare me një gjuajtje të shkëlqyer ne hyrje te zonës. 

Në pjesën e dytë skuadra e Tuhel dyfishoi me Pulisiç, i cili mori topin në buzë të zonës dhe me pas gjeti rrjetën. 

Në minutat e fundit Lukaku gjeti rrjetën pas disa tentativave të pasuksesshme. 

Sport Çelsi Lids Junajtid Mançester Siti Premier Liga Volves