Sport22 Tetor 2022, 18:09

Mançester Siti “përtyp” Brajtonin me Haland dhe De Brojne, norvegjezi rishkruan historinë

Shkruar nga Pamfleti
Mançester Siti “përtyp” Brajtonin me Haland dhe De

Mançester Siti “përtyp” Brajtonin me Haland dhe De Brojne, norvegjezi rishkruan historinë

Mançester Siti ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Brajtonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Premier Ligës. Pjesa e parë u vendos nga Erling Haland, i cili realizoi dopietë brenda 45 minutave. Norevegjezi “tundi rrjetën” në minutën e 22, ndërsa 21 minuta më vonë dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Haland është bërë lojtari i parë i Sitit që ka shënuar në shtatë ndeshje radhazi të luajtura në shtëpi në të gjitha kompeticionet që nga Serxhio Aguero në shkurtin e vitit 2018.

Goli i dytë i Sitit kundër Brajtonit ka qenë edhe i 600 për klubin në Premier Ligë nën drejtimin e Pep Guaardiolës, duke u bërë vetëm klubi i tretë që shënon 600 ose më shumë gola me një trajner të vetëm në kompeticion pas Junajtid me Ferguson dhe Arsenalit me Venger.

Sfida u duk me llogari të mbyllura, por trajneri i mysafirëve, De Zerbi i kishte karikuar mirë lojtarët në dhomat e zhveshjes. Trosard ngushtoi shifrat sapo nisi pjesa e dytë, sakaq patën shansin e artë për të barazuar, por portieri i “Qytetarëve” bëri mrekullinë. Fati i takimit u vulos nga një perlë nga distanca e mesfushorit Kevin De Brojne.

A true ball playing keeper ? Ederson to haaland pic.twitter.com/SynezGoYfU

— junior✨ (@Cityzen_Jnr) October 22, 2022

هالاند يضيف الهدف الثاني للسيتي #MCIBHA #مانشستر_سيتي_برايتون

حسابي الاساسي : @EVR1B pic.twitter.com/WRl5lG8QIJ

— LALALAL (@Ev11Mo) October 22, 2022

Kevin De Bruyne man just an unreal player

pic.twitter.com/bQZiqmb96p

— G.R (@RussellinhoG) October 22, 2022

 

Sport Brajton Mançester Siti Premier Liga