Sport 8 Janar 2023, 19:44

Mançester Siti turpëron Çelsin, “Qytetarët” poker londinezëve dhe kualifikohen në raundin e 1/32 në Kupën e Anglisë

Shkruar nga Pamfleti
Mançester Siti turpëron Çelsin, “Qytetarët”

Mançester Siti turpëron Çelsin, “Qytetarët” poker londinezëve dhe kualifikohen në raundin e 1/32 në Kupën e Anglisë

Mançester Siti është kualifikuar në raundin e 1/32 të Kupës së Anglisë, pasi eliminoi Çelsin, duke mundur Blutë e Londrës me rezultatin e thellë 4-0. Në ndeshjen e luajtur sot pasdite në “Etihad”, nuk pati histori, edhe pse pritej një sfidë e luftuar.

“Qytetarët” zgjidhën ndeshjen në minutën e 23 me Mahrez, i cili dërgoi topin pas shpinës së portierit. Alvarez pak më vonë dyfishoi shifrat, pas një ekzekutimi të një penalltie. Goli i tretë erdhi nga Foden, në minutën e 38.

Në fundin e pjesës së dytë, djemtë e Guardiolës festuan sërish, këtë herë me golin e Mahrez nga penalltia.

Asgjë për të bërë për Blutë e Londrës në pjesën e dytë, me të besuarit e Poter që nuk mundën të reagonin, duke e mbyllur shumë shpejt aventurën në Kupën e Anglisë.

Sport Çelsi Kupa e Anglisë Mançester Siti