Sport28 Dhjetor 2022, 22:06

Manchester City shkakton “tërmet” te Milani, ofron 12 milionë euro në sezon për Rafael Leaon

Shkruar nga Pamfleti

Kampionët e Premier Ligës, Manchester City mund t’i bashkohet merkatos së janarit, pasi Liverpool konfirmoi nënshkrimin e anësorit të PSV, Cody Gakpo.

Edhe pse ata ende kanë fituesin e Kupës së Botës, Julian Alvarez si dhe Erling Haaland në krye të sulmit, City dëshiron të shtojë një tjetër sulmues në skuadrën e tyre.

Sulmuesi në fjalë është Rafael Leao i Milanit dhe City do të ishte i interesuar të merrte sulmuesin portugez në një marrëveshje shkëmbimi me Jack Grealish.

Sipas mediave italiane, “qytetarët” do t’i ofrojnë portugezit 12 milionë euro në vit, me përfaqësuesit e klubit anglez, të cilët  janë në kontakt me babain e lojtarit.

Kuqezinjtë mbeten me shpresë për një zgjatje të kontratës që skadon në 2024, por nuk janë të përgatitur të paguajnë më shumë se 7 milionë.

Këtë sezon, Leao ka shënuar 6 gola në 14 ndeshje në Serinë A, ndërsa në Kupën e Botës shënoi 2 gola dhe asistoi 1 tjetër, në vetëm 86 minuta paraqitje.

Sport #Leao Man. City Milan