Aktualitet23 Janar 2023, 19:39

Manipulimi i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi dhe ish-kreu i policisë dënohen me nga 2 vite burg

Shkruar nga Pamfleti
Manipulimi i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi

Gjykata Themelore këtu në Shkup sot shpalli për të dytën herë aktgjykimin për rastin “Titanik 2”, duke dënuar me 2 vite burg ish-shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijalkov dhe liderin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Ata akuzohen për manipulim të zgjedhjeve.

Mendoj se kjo është një humbje për ligjin dhe drejtësinë. Kur e them këtë, e them sepse asnjë nga udhëzimet e Gjykatës së Apelit, të cilat janë vënë në dukje dhe sugjeruar nga gjykata e shkallës së dytë, nuk janë zbatuar nga gjykata e shkallës së parë. Kjo do të thotë se një aktgjykim i tillë nuk mund t’i rezistojë kritikave ligjore të mbrojtjes, ankesën besojmë se Gjykata e Apelit do ta pranojë dhe ose do ta anulojë vendimin e shkallës së parë ose do të caktojë seancën kryesore ku do të vendosë në mënyrë meritore”, tha Ljupçp Shvërgovski, avokat i Sasho Mijalkov.

Rikujtojmë që vepra e Mijalkov parashkruhet në Prill dhe nëse procesi zvarritet në Ale, ai nuk do vuajë asnjë ditë burg.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi gëzon imunitetin e deputetit dhe kësisoj për vepra të cilat nuk janë të dënueshme mbi 5 vjet burg, imuniteti është i vlefshëm dhe do ta shpëtojë përkohësisht nga vuajtja e dënimit.

Shkupi Maqedoni Menduh Thaçi