Politike22 Shtator 2022, 11:11

Manja debat me Tabakun në Kuvend: Ata që e sulmojnë SPAK-un i ke pas vetes

Shkruar nga Pamfleti
Manja debat me Tabakun në Kuvend: Ata që e sulmojnë SPAK-un i ke

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka replikuar deputeten e PD-së, Jorida Tabaku për presionet ndaj drejtësisë.

Tabaku tha se Manja duhet të jepte llogari në SPAK për dosjen “184” zgjedhjet e Dibrës.

Por Manja tha se presionin drejtësisë nuk ia bën shumica, por opozita duke iu referuar grupit të Sali Berishës.

“Tabakun e dëgjova, por kam përshtypjen se e ke për krahun tënd për apologjinë për drejtësinë. Ata që e sulmojnë SPAK-un janë te krahu juaj dhe i ke pas vetes (i referohet grupit të Sali Berishës).

Aty duhet një vijë ndarëse, e kam thënë prej kohësh. Po deshe t’i them me emra dhe mbiemra se kush e pengon dhe intimidon SPAK-un. Raporti im me drejtësinë është i tillë; sa herë drejtësia të ketë punë me shumicën, ne i jemi përgjigjur.

Ky krahu këtej ka shpëtuar me procedurë dhe raporte mjekësore. Kur nuk ju vjen mirë ju kjo gjë, e thoni fjalën dhe dilni nga salla se u vjen orari i gjumit.

Ai gjumi u mori në qafë dhe u ka sjellë këtu ku jeni sot” tha ai.

Në debat u përfshi edhe Edmond Spaho, por Lindita Nikolla i preu fjalën.

Politike manja Reforma në Drejtësi tabaku