Politike 6 Qershor 2022, 20:59

Manja i përgjigjet Berishës: Nuk ka asnjë pengesë ekstradimi me vendet e Beneluksit

Shkruar nga Pamfleti
Manja i përgjigjet Berishës: Nuk ka asnjë pengesë ekstradimi

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se po mbahet e fshehtë një marrëveshje me vendet e Beneluksit.

Berisha tha se pakti po vonohet dhe nuk shkon në Kuvend sepse të rrezikuar janë disa ministra e deputetë. Manja mori fjalën duke e cilësuar si shpikje deklaratën e Berishës.

Sot nuk ka asnjë pengesë as me Belgjikën, as me Holandën dhe as me Luksemburgun. Madje ky bashkëpunim është në nivelet më të kënaqshme të mundshme. Ekstradimet realizohen mbi bazën e Konventës Europiane mbi ekstradime. Me Belgjikën kemi një marrëveshje dy palëshe. Bashkëpunimi më fushën gjyqësore është edhe në kuadrin e Eurojust.

Kemi bashkëpunim të shkëlqyer. Nuk ka asnjë kërkesë nga këto tre shtete për të nënshkruar marrëveshje ekstradimi dhe sapo të vijë do e nënshkruajmë. Të tjerat nuk e di se nga i sajoni këto gjëra aq më tepër në një seancë dedikuar zgjedhësve”, tha ai.

Politike Berisha Ekstradimi manja