Aktualitet27 Janar 2019, 12:23

Manjani gojëhidhur, goditje të njëpasnjëshme Ilir Metës: Kur flasin e betohen për Kushtetutë, vërtetë të hapin barkun!

Shkruar nga Pamfleti
Manjani gojëhidhur, goditje të njëpasnjëshme Ilir

Manjani gojëhidhur, goditje të njëpasnjëshme Ilir Metës: Kur flasin e betohen për Kushtetutë, vërtetë të hapin barkun!

Që pas prishjes së pazareve, që çuan në shkarkimin e tij nga ministër i Drejtësis, Ylli Manjani është kthyer në një gojë të hidhur kundër Ilir Metës.  Pasi ironizoi dekretin e KLSH-së , teksa shkruante se “Presidenti ka marrë vulë me vete në Mal të Zi, ai i përgjigjet ironikisht, deklaratave të Ilir Metës ndaj Edi Ramës, teksa thotë se vepron në bazë të Kushtetutës.

“Kushtetuta jonë në 20 vite jetë është ndryshuar plot 5 herë. Nuk ka asnjë precedent të tillë. Nenet që janë ndryshuar nuk u zbatuan korrektësisjt asnjëherë. Politika nuk e pranoi e as e pranon sundimin kushtetues në vend, ndaj gjeti zgjidhje tek ndryshimi dhe jo zbatimi i saj!

Kjo lloj politike nuk shkon aspak në favor të shtetit, por thjesht të sundimit të pushtetit. Nuk ka asnjë lidhje me Konstitucionalizmin kjo politikë. Kur flasin e betohen për Kushtetutë politikanët sot, vërtetë të hapin barkun!”, shkruan Ylli Manjani.

“Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet e mia dhe në aktet e mia”, tha Meta, pas kur u pyet për rezervat e shfaqura nga mazhoranca ndaj Bahri Shaqirit, këshilltarit të tij për Sigurinë që Meta e ka propozuar për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH).

Aktualitet Manjani Meta