Aktualitet 2 Korrik 2022, 09:41

· Shkupi

Shkruar nga Pamfleti
· Shkupi

Dhjetëra protestues maqedonas u tubuan dje  para ndërtesës së Qeverisë në Shkup për të protestuar kundër propozimit francez që parashikon zgjidhjen e problemeve me Bullgarinë dhe çeljen e negociatave për anëtarësimin e RMV-së në BE.

Shkup, 2 korrik – Protesuesit janë shprehur shumë të revoltuar nga drejtuesit e qeverisë së RMV-së të cilët kanë pranuar propozimin e modifikuar nga Franca. Të anketuarit mendojnë se Bullgaria po tenton t’i asimilojë maqedonasit, ndërsa nuk besojnë se ministri i jashtëm, Bujar Osmani, punon për të mirën e vendit. Madje, ka të tillë që thonë se, “është turp që Maqedoninë e përfaqëson një ministër i jashtëm shqiptar”. Prononcimet e të anketuarve gjatë protestës para Qeverisë mund t’i ndiqni në videon më poshtë.
Këto protesta ndërlidhen me deklarimet e Bujar Osmanit i cili ka thënë se duke marrë parasysh konsultimet e deritanishme, Ministria e Punëve të Jashtme do t’i propozojë Qeverisë pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për vazhdimin e integrimit evropian.

Osmani në facebook ka shkruar vazhdon se procesi i konsultimit ndërmjet Qeverisë dhe institucioneve të tjera, grupeve të interesuara dhe publikut të gjerë, pas së cilës Qeveria do të marrë vendimin përfundimtar.

Sipas tij miratimi i këtij propozimi do të nënkuptojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, fillimin e procesit të skriningut – në thelb, hapjen e negociatave me kapacitet të plotë – dhe menjëherë, transmeton Pamfleti.

 

Shkupi