alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Maqedonia e Veriut, akademi solemne me rastin e 114-vjetorit të Kongresit të Manastirit

22/11/2022, 20:53
ne Shkupi
A A
Maqedonia e Veriut, akademi solemne me rastin e 114-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Maqedonia e Veriut, akademi solemne me rastin e 114-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nën kujdesin e zv/kryeministrit të parë të Qeverisë, Artan Grubi, organizoi Akademi solemne me rastin e 114-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Në manifestimin qendror për Ditën e Alfabetit Shqip të pranishëm ishin kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryetari Kuvendit, Talat Xhaferi, diplomatë, anëtarë të qeverisë, pushtetit lokal dhe liderë të tjerë politik.


-Lexo edhe:

Aleanca për Shqiptarët në bisedime për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar, Kovaçevski takohet me Arben Taravarin

Zgjerohet koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski nis negociatat me Aleancën për Shqiptarët

Manifestimin, me urimet dhe fjalimin e tij, e hapi zv/kryeministri Grubi. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke rikujtuar se gjuha shqipe nuk është gjuhë e tij amtare, gjatë fjalës së mbajtur u zotua se do të përpiqet që gjuha amtare e askujt të mos jetë e rrezikuar në Maqedoninë e Veriut.

“Gjuha nuk është vetëm një mjet komunikimi me të cilin do të kuptojmë njëri-tjetrin. Është pjesë e identitetit tonë dhe kodit tonë gjenetik. Akti i respektimit dhe nderimit të gjuhëve tregon një mënyrë evropiane, të qytetëruar dhe të avancuar të funksionimit në botë. Gjuha shqipe nuk është gjuha ime amtare, por gjuha shqipe është gjuha ime vëllazërore”, tha Kovaçevski.

Ndërkaq, kryeparlamentari Xhaferi u shpreh se Alfabeti i njësuar shqip ishte mbështetje e fortë e identitetit kombëtar dhe e pavarësimit politik të popullit shqiptar.

“Gjuha është aq e pasur, aq e vlefshme, sa flitet, shkruhet, pasurohet dhe përhapet në botë dhe këtë do e bëjmë vetëm nëse vazhdojmë me bërjen e reformave për respektimin sa më të përpiktë të vlerave të pranuara universale, standardeve të cilat janë normë e natyrshme në familjen evropiane ku të gjithë ne synojmë të bëhemi së shpejti pjesë”, tha Xhaferi, raporton Anadolu Agency.

Fjalim mbajti edhe kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke shprehur urime me rastin e 114-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Manifestimi u përmbyll me shfaqjen e këngës së re të artistit Ilir Shaqiri kushtuar Ditës së Alfabetit Shqip. Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, janë paraparë disa organizime në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kjo ditë është ditë jopune për anëtarët e bashkësisë etnike shqiptare.

Kongresi i Manastirit shënon takimin e dhjetëra studiuesve shqiptarë, i mbajtur nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, me qëllim krijimin e alfabetit shqip. Në këtë Kongres, delegatët morën vendimin për të pranuar alfabetin latin, me disa ndryshime të caktuara. 22 Nëntori mbetet një ditë përkujtimi për popullin shqiptar, e njohur si Dita e Alfabetit.


smile
Lajmi Tjeter

Papa Françesku shkarkon kryesinë e organizatës Caritas, shkak akuzat për keqtrajtim të punonjësve

VOA: Yuri Kim ka dyshime për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Amerika ka të drejtë dhe kur gabon

02/02/2023, 9:17

Vijon operacioni “Fijet”, sekuestrohen 34 kamera të tjera në Shkodër, Dibër e Lezhë

02/02/2023, 9:01
Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov

Ministri ukrainas: Rusia po planifikon ofensivë të madhe me 24 Shkurt

02/02/2023, 8:54

Dialogu/ Kuvendi i Serbisë seancë të posaçme për Kosovën

02/02/2023, 8:47

Asociacioni, marrëveshja që kërcënon integrimin dhe paqen në Kosovë

02/02/2023, 8:43
Pse gjysmë milion britanikë janë në grevë?

Pse gjysmë milion britanikë janë në grevë?

02/02/2023, 8:26

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In