alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria drejt një fillimi të ri

20/01/2022, 9:39
ne Rajoni
A A
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria drejt një fillimi të ri

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria drejt një fillimi të ri

Vetëm 200 kilometra i ndajnë kryeqytetet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga njëri-tjetri, e megjithatë nevojiten më shumë se katër orë udhëtim nëpër rrugë me gunga dhe tepër durim për të shkuar nga Shkupi në Sofje. Të kokolepsur mes mosmarrëveshjeve të hidhura për shkak të historisë dhe identitetit, për më shumë se gjashtë dekada politikanë të të dy kampeve nuk menduan kurrë për të gjetur një zgjidhje për udhëtarët. Nuk ka pasur kurrë ndonjë hekurudhë ose fluturime të rregullta mes dy fqinjëve të Ballkanit.


-Lexo edhe:

“Ukraina nuk ka ngjashmëri me Kosovën”, ambasadori amerikan: Prishtina dhe Beogradi t’i zgjidhin problemet përmes dialogut

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd: Serbia të vendosë mes Rusisë apo integrimit në BE

Por pasi zbriti në Shkup gjatë së martës (18.01), kryeministri bullgar Kiril Petkov premtoi se gjërat që s’janë bërë në 60 vjet, mund të realizohen brenda 60 ditësh. Në dy muaj, vetëm një reklamë ajrore mund të lidhte dy kryeqytetet. Ndërsa për hekurudhën duhet pritur fundi i një dekade, por homologu i Petkov, Dimitar Kovacevski, shpreson se Maqedonisë së Veriut s’do t’i duhet të presë kaq gjatë për çështjen e saj më të ngutshme – hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Kapitull i ri

Pas një përqafimi të ngrohtë para godinës qeveritare në Shkup dhe një dite të gjatë me biseda politike, Kovacevski dhe Petkov thanë se shpresojnë në hapjen e një kapitulli të ri, që pason marrëdhëniet e tensionuara, që kanë bllokuar përpjekjet e Shkupit për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në gjatë dy viteve të fundit.

Prej dekadash, fqinjët ballkanas kanë ngecur në mosmarrëveshjet e hidhura historike dhe Sofja kërkon që kompromisi të arrihet përpara se Maqedonia e Veriut të lejohet të hapë bisedimet për pranimin në BE. Qeveria e mëparshme bullgare e drejtuar nga Boyko Borisov, kërkonte që Maqedonia e Veriut të pranonte se kombi dhe gjuha maqedonase, janë bullgare. Ky ultimatum u refuzua nga Shkupi zyrtar, i cili tha se kjo binte ndesh me parimet europiane dhe të drejtat e vetëvendosjes.

Por në vizitën e tij të parë në Shkup, kryeministri bullgar Kiril Petkov u përpoq të zbuste tonet. “Jam shumë optimist se do të ketë zhvillime të reja në marrëdhëniet tona dhe mund t’iu siguroj se rezultatet do të jenë të dukshme çdo javë” – tha Petkov gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kovacevskin, i cili u betua si kryeministër i Maqedonisë së Veriut gjatë së hënës.

Paraardhësi i Kovacevskit në qeveri dhe në drejtimin e Partisë Social-Demokrate, Zoran Zaev, ia doli mbanë të zgjidhë konfliktin tjetër shumë-dekadësh me Greqinë, duke ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut, por dështoi në gjendjen e një kompromisi me Sofjen.

Të dy kryeministrat e sapozgjedhur shpresojnë për një fillim të ri

“I premtuam njeri-tjetrit se do të përdorim energjitë e reja për të përmirësuar marrëdhëniet tona me respekt” – tha Kovacevski. Në vend që të përqendroheshin posaçërisht tek mosmarrëveshjet e pazgjidhura të historisë, të dyja qeveritë ranë dakord që të zhvillonin një takim të përbashkët në Sofje javën e ardhshme dhe planifikuan ngritjen e grupeve të punës për bashkëpunime më të ngushta në çështjet ekonomike, tregtisë, arsimit, integrimit europian, kulturës dhe historisë.

Pranë një marrëveshjeje?

Qeveria e Shkupit bëri të parin hap drejt kompromisit, orë përpara vizitës së Petkovit, duke vënë në dijeni Kombet e Bashkuara se emri “Maqedonia e Veriut” dhe versioni i tij më i gjatë “Republika e Maqedonisë së Veriut” i referohet vetëm shtetit dhe jo një rajoni më të gjerë gjeografik. Deri tani Sofja ka pretenduar se versioni i shkurtër përfshin aspirata territoriale drejt Bullgarisë dhe rajonit të saj, “Maqedonia Pirin”.

“Po, ka shpresë, sepse më në fund ne dëgjuam fjalën magjike ‘kompromis’” – thotë Ivaylo Ditchev, analist politik dhe profesor i Antropologjisë Kulturore në universitetin e Sofjes në Bullgari. “Një nga kërkesat idiote të Bullgarisë ishte që të përdorej gjithmonë versioni i gjatë i emrit ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’. Ata filluan më pas ta mënjanonin këtë pretendim, Shkupi deklaroi se nuk ka pretendime për përfshirje territoriale karshi rajonit të Pirinit dhe voila!”

Analisti politik maqedonas Saso Ordanoski parashikon një marrëveshje të mundshme në muajt e ardhshëm, i cili mund t’i hapte derën Shkupit për nisjen e procesit të aderimit në Bashkimin Europian, teksa vijon bisedimet me Sofjen në nivel dypalësh. Ai ia njeh këtë meritë “presionit ndërkombëtar në rritje” ndaj Sofjes.

Që nga çasti i parë kur Bullgaria vuri veton ndaj rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së në vitin 2019, diplomatë të ndryshëm amerikanë dhe nga shtetet anëtarë të BE-së kritikuan qëndrimin e Bullgarisë. Gjatë një vizite në Shqipëri gjatë së martës, ministrja gjermane e shtetit për Europën dhe Klimën, Anna Lührmann, tha se ka “sinjale pozitive” nga Bullgaria, duke ripërsëritur pozicionin e Berlinit zyrtar se negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen sa më parë.

Presioni nacionalist

Sofja këmbëngul gjithashtu se pakica etnike bullgare në Maqedoninë e Veriut duhet të njihet me kushtetutë, si të gjitha pakicat e tjera në vend. Thuajse që tani nën presion të vazhdueshëm nacionalist nga partia opozitare e së djathtës VMRO-DPMNE dhe nga një lëvizje e vogël majtiste pro-ruse, qeverisë së Shkupit i mungon mazhoranca e nevojshme e 2/3 në parlament, për të përmbushur kërkesën bullgare.

“Nëse kjo marrëveshje do të arrihet, forcat nacionaliste në Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë këtë, por unë e parashikoj problemin tek vendi fqinj” – i tha Ordandoski DW. “Në vendin tonë ka pasur gjithmonë lëvizje që kanë si qëllim politikat që të kthejnë pas, por situata mund të jetë shumë më e vështirë në Bullgari” – theksoi ai.

Në Bullgari, kryeministri Petkov drejton një koalicion të përbërë nga katër parti politike dhe kundërshtohet nga të paktën dy prej tyre, përfshirë edhe presidentin Rumen Radev, kur vjen fjala tek një shtysë për arritje kompromisi me Maqedoninë e Veriut. Qëndrueshmëria e qeverisë së re mund të vihet në rrezik nëse Petkov pozicionohet më butësisht karshi Maqedonisë së Veriut. “Bullgaria është në një situatë të vështirë politike; në lojën dam kjo quhet lëvizje e detyruar, ku nuk ka mundësi të tjera veprimi për Petkov” – thotë Ditchev. “I uroj fat!”./DW

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Prishtine

“Ukraina nuk ka ngjashmëri me Kosovën”, ambasadori amerikan: Prishtina dhe Beogradi t’i zgjidhin problemet përmes dialogut

22/05/2022, 16:09
Rajoni

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd: Serbia të vendosë mes Rusisë apo integrimit në BE

22/05/2022, 11:31
Analiza/ Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, ndikon edhe në Ballkan
Bota

Analiza/ Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, ndikon edhe në Ballkan

21/05/2022, 10:36
Abazoviç paralajmëron BE-në: Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re, nëse nuk i hapen dyert!
Rajoni

Abazoviç paralajmëron BE-në: Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re, nëse nuk i hapen dyert!

20/05/2022, 22:16
Bota

Një rrëfim, Dritan Abazoviçi në sytë e familjes dhe miqve në Ulqin

20/05/2022, 11:50
Gjukanoviç refuzoi Ballkanin e Hapur, Abazoviç: Do të bëjmë çmos për të ngritur marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë
Rajoni

Gjukanoviç refuzoi Ballkanin e Hapur, Abazoviç: Do të bëjmë çmos për të ngritur marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë

19/05/2022, 16:24
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Pse Lulzim Basha është sot armiku më i egër i çiftit Meta-Berisha?!

Pse Lulzim Basha është sot armiku më i egër i çiftit Meta-Berisha?!

Berisha do ishte arrestuar kohë më parë, nëse Shqipëria do respektonte shtetin e së drejtës; liria e tij i shërben interesave të ngushta të Ramës

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

“Zgjedhjet” në PD, Ibsen Elezi dyshime për manipulim: Ju bëj thirrje komisionerëve të mos mbushin kutitë, do ketë pasoja!

22/05/2022, 19:32

Rusia kundër NATO-s, kush do të tërhiqet i pari? Lëshimet që palët pritet t’i bëjnë njëra-tjetrës

22/05/2022, 19:24
Siti kampion i Anglisë me përmbysje të çmendur, Liverpulit nuk i bën punë suksesi ndaj Volvesit, Junajtid e mbyll sezonin në mënyrën më të keqe

Siti kampion i Anglisë me përmbysje të çmendur, Liverpulit nuk i bën punë suksesi ndaj Volvesit, Junajtid e mbyll sezonin në mënyrën më të keqe

22/05/2022, 19:03

Vladimir Putin nxjerr në terren “terminatorët”, çfarë janë të aftë të bëjnë tanket që janë parë në Ukrainë?

22/05/2022, 18:51

Presidenti polak flet në Parlamentin ukrainas: Askush nuk mund të përcaktojë të ardhmen tuaj!

22/05/2022, 18:28

Lufta në Ukrainë ka zbuluar se si e “vret” një vend varësia ekonomike

22/05/2022, 18:21
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Teksa vazhdimisht jemi mësuar ta shohim Ngjelën që reagon për situatën politike në vend, ai sot ka reaguar mbi shkrimin e një shkrimtareje të re.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spartakngjela #avokat #driteroagolli #poete #shkrimtar
  • Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit “Plumbi i artë” i finalizuar nga Policia e Shtetit pak ditë më parë pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij Henrik Hoxhaj.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #policiaeshtetit #nuredindumani
  • Për çfarë ia drodhi Babloku, që u zemërua “padishahu”?/ Mbase nuk bëhet pishman për spitalin e Fierit dhe avionin e linjës “Air Albania”, ku qeveria shqiptare ka vetëm 10% të aksioneve në vlerë 500 mijë USD. Por kjo prishje “vëllazërie” mes tyre, rrezikon të anullojë dhe 63 bursa universitare falas në Stamboll, Ankara, Izmir e Antalia, të cilat Ministria e Arsimit i ka taksur për fëmijët, nipërit dhe mbesat e pushtetarëve e analistëve të saj mediatikë

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #airalbania #babloku #edirama #erdogan #shqiperia #kosova #turkey #ministriaarsimit

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In