alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Maqedonia e Veriut e gatshme për marrëveshje me Bullgarinë, sinjale pozitive nga mbledhja mes dy qeverive

25/01/2022, 13:58
ne Rajoni
A A

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë zyrtarizuar krijimin e grupeve të punës, përmes të cilave synojnë vendosjen e bashkëpunimit në shumë sfera, përveç atyre të historisë për të arritur në një marrëveshje finale në lidhje me kontestet që kanë bllokuar integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.


-Lexo edhe:

Samiti i Madridit/ Erdogan sfidon NATO-n: Nuk e takoj Mitsotakis derisa t’i thërrasë mendjes!

Rrahu brutalisht biznesmenin grek në Mykonos, arrestohet shqiptari, ndihmoi autorin të arratiset

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që u mbajt në Sofje, u shprehën me tone optimiste se pesë grupet e punës do të japin rezultate për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Por, në prononcimet e tyre për mediat, ata folën shumë pak për thelbin e kontestit, që ka të bëjë me identitetin dhe gjuhën maqedonase si dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.

Maqedonia e Veriut, në samitin e Bashkimit Evropian në nëntor të vitit 2020, nuk e mori datën për nisjen e bisedimeve me bllokun evropian, për shkak të vetos bullgare. Sofja kërkon nga Shkupi që të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë maqedonase.

Në takimet e të hënës dhe të martës në Sofje, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se është folur edhe për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut duke shprehur gatishmërinë për përfshirjen e tyre në Kushtetutë.

“Në Kushtetutën tonë, përveç popullit maqedonas, janë të përfshirë edhe shqiptarët dhe popuj të tjerë, dhe normalisht në rast se ka qytetarë të tjerë që ndihen ndryshe nga të tjerët, mund të përfshihen në Kushtetutë. Por, ky është një proces që kalon përmes ndryshimeve kushtetuese dhe besoj se kjo do të ndodhë në kuadër të ndryshimit të Kushtetutës apo përshtatjes së saj me kriteret evropiane. Ndërsa sa i përket çështjeve tjera që ekzistojnë mes dy vendeve, normalisht se do të bisedohet dhe kur të ketë rezultate, gjithsesi se ato do të bëhen të ditura për opinionin”, tha Kovaçevski.

Kreu i Qeverisë bullgare, Kiril Petkov, foli me tone optimiste se komisionet e historisë të dy vendeve, që sipas tij, janë shprehur të gatshëm për të intensifikuar punën që të ketë rezultate konkrete, sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, edhe Petkov nuk dha detaje konkrete, mbi thelbin e kontestit midis Sofjes dhe Shkupit.

“Përmes memorandumeve dhe iniciativave që i nënshkruam të martën do të kemi avancim të raporteve mes dy vendeve. Fqinjësia e mirë do të vendoset në piedestal… në takimet tona jemi pajtuar për një nivel të ri të punës së komisionit të përbashkët të historisë. Ekspertët e dy vendeve thanë se janë të gatshëm që energjia e re të kalojë në tone konstruktive dhe të ketë rezultate në punë”, deklaroi Petkov.

Kryeministri bullgar Petkov, tha se nuk pret që tensionet në Ukrainë të reflektohen në bisedimeve që po zhvillojnë Shkupi dhe Sofja, pasi dy vendet, sipas tij, po përballen edhe me sfida tjera ndërkombëtare, siç është pandemia e koronavirusit dhe kriza energjetike.

Në mbledhjen e parë të dy qeverive pas zgjedhjes në postet e kryeministrave, Kovaçevski dhe Petkov njoftuan për formimin e grupit të punës që mbulon bashkëpunimin në ekonomi, energjetikë, financa, inovacion dhe zhvillim, investime dhe bujqësi.

Grupi i dytë i punës në fokus do të ketë transportin, infrastrukturën, vetëqeverisjen lokale dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Sipas krerëve të qeverive të dy vendeve, grupit i tretë do të merret me integrimet evropiane, politikat e gjelbra dhe qeverisjen e mirë. Grupi i katërt do të përqendrohen në kulturën, arsimin dhe shkencën, turizmin dhe rininë e sportin. Grupi i pestë do të ketë çështjet më të ndjeshme, që në fakt edhe parqet thelbin e kontestit, aspektet historike mes dy vendet.

Nisma për grupet e punës dhe që së pari të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik e pastaj për historinë, është e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov. Ai ka thënë se nga këto grupe pret rezultatet konkrete në gjashtë muajt e parë të këtij viti, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me dallimet kryesore mes dy vendeve, për gjuhën, identitetin, historinë dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut./REL

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Samiti i Madridit/ Erdogan sfidon NATO-n: Nuk e takoj Mitsotakis derisa t’i thërrasë mendjes!
Bota

Samiti i Madridit/ Erdogan sfidon NATO-n: Nuk e takoj Mitsotakis derisa t’i thërrasë mendjes!

28/06/2022, 12:07
Rrahu brutalisht biznesmenin grek në Mykonos, arrestohet shqiptari, ndihmoi autorin të arratiset
Rajoni

Rrahu brutalisht biznesmenin grek në Mykonos, arrestohet shqiptari, ndihmoi autorin të arratiset

28/06/2022, 9:36
David SASSOLI - EP President meets with Josep BORRELL - Spain’s Minister for Foreign Affairs and appointed as High Representative of the Union for Foreign Affairs and Security Policy
Bota

Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet

28/06/2022, 1:01
Kurti paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Serbinë: Jemi kundër dialogut pa parime!
Prishtine

Kurti paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Serbinë: Jemi kundër dialogut pa parime!

27/06/2022, 22:14
"Lëmshi" politik në Bullgari, Radev nis bisedimet për të shmangur zgjedhjet e parakohshme
Bota

“Lëmshi” politik në Bullgari, Radev nis bisedimet për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

27/06/2022, 17:10
Nenad Čanak
Bota

Deklarata bombë nga Beogradi: Rusia po planifikon të vrasë Vuçiç, Putini synon një konflikt të ri në Ballkan!

26/06/2022, 22:18
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
BE ndryshon rregullat anti-Covid për udhëtimet

BE ndryshon rregullat anti-Covid për udhëtimet

Moti i keq bllokon punën e ambasadave shqiptare, Ministria e Jashtme: Kufizime në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Lajçak i sygjeron Kosovës të shtrojë në tryezën e dialogut çështjen e shqiptarëve në Serbi: Mund ta bëni nëse dëshironi!

Lajçak i sygjeron Kosovës të shtrojë në tryezën e dialogut çështjen e shqiptarëve në Serbi: Mund ta bëni nëse dëshironi!

28/06/2022, 23:48
"Listat e veteranëve duhet të pastrohen", ministrja e Drejtësisë së Kosovës: S’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë!

“Listat e veteranëve duhet të pastrohen”, ministrja e Drejtësisë së Kosovës: S’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë!

28/06/2022, 23:38
I kërkuan të dhuronte, i moshuari vlonjat bie pre e mashtrimit në internet; paguan 20 mijë euro

I kërkuan të dhuronte, i moshuari vlonjat bie pre e mashtrimit në internet; paguan 20 mijë euro

28/06/2022, 23:20

Heqja e vetos nga Turqia, Biden: NATO do të bëhet më e fortë me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

28/06/2022, 22:58

Shqiptari qëllon për vdekje turkun në Gjermani, autoritet vënë shpërblim për “kokën” e tij

28/06/2022, 22:47

“Shkatërrimi i Ukrainës do ishte gabim kolosal”, miliarderi rus tregon si do të përfundojë lufta dhe i jep “shuplakë” Putinit

28/06/2022, 22:42

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In