
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, vijon të justifikojë marrëveshjen që ka shkuar në Kuvend për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit. Në projektligj parashikohet dhënia përmes një marrëveshjeje nën administrim e Parkut Kombëtar të Butrintit një fondacioni të posaçëm, cili do krijohet mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për i Zhvillim, AADF.
Por edhe pse mund të mos jetë PPP, siç socialistët kanë qejf t’i quajnë”, Parku i Butrinti nuk do menaxhohet më nga shteti. Megjithatë ministrja e Kulturës, Elva Margariti është shprehur sot se nuk kemi të bëjmë me koncesion.
“Nuk është koncesion, menaxhimi Butrintit kalon në një fondacion të posaçëm me fondin amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës. Fondi është një donator ashtu siç mirëpresim donatorë të tjerë. Biletaria elektronike, 10 site janë përmirësuar falë kontributit të fondi amerikan për zhvillim. Prezenca e fondit ka qenë edhe më parë në Butrint. Nuk ka asnjë lloj sekreti siç u shua për elementë që nuk i bëhen me dije publikut. Parku Kombëtar i Butrinit është pasuri kulturore botërore dhe si e tillë i parashtrohet edhe disa rekomandimeve të UNESCO”, tha ajo në një intervistë.
Megjithatë ministrja nuk dha asnjë detaj për marrëveshje, e cila është cilësuar sekrete. Sekretë janë marrëveshjet ushtarake apo për çështje të sigurisë kombëtare, megjithatë nuk dihet se përse kemi një pakt sekret për menaxhimin e një parku kombëtar.