
Mario Draghi jep përfundimisht dorëheqjen, Italia drejt zgjedhjeve të reja
Mario Draghi, kryeministri italian ka dhënë përfundimisht dorëheqjen. Draghi gjatë fjalimit të tij në Dhomën e Deputetëve, u prit me duartrokitje të gjata.
“Së pari faleminderit! Në dritën e votës së shprehur nga Senati mbrëmë, kërkoj që të pezullohet seanca për të shkuar tek Presidenti i Republikës për t’i komunikuar vendimet e mia”, tha kryeministri Mario Draghi.
Më pas përfundoi: “Faleminderit për gjithë punën e bërë në këtë periudhë.”
Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Ugo Zampetti deklaroi pas takimit të kreut të shtetit me kryemintrin e dorëhequr, se: “Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella priti sot në mëngjes në Palazzo del Quirinale, Mario Draghin, i cili pasi raportoi për diskutimin dhe votimin e djeshëm në Senat, përsëriti dorëheqjen e tij dhe atë të qeverisë së kryesuar nga ai. Presidenti i Republikës e ka marrë parasysh këtë, qeveria mbetet në detyrë.”