Aktorja e njohur e humorit, Mariana Kondi është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një foto publikuar në Instagram, ku shfaqet e mbuluar me batanije në shtëpinë e saj dhe duket në gjendje shëndetësore të mirë.
Ajo zbulon se ka qënë doktori Pipero ai që e ka këshilluar duke i thënë që të mos shikojë dhe dëgjojë atë që thonë njerëzit.
‘Te falenderoj Dr Pipero per keshillen e rendsishme qe me dhe! Mos shiko dhe mos degjo se cthon njerzit …. vetem mjekun specialist! U lodha duke degjuar mendimtaret idjot, futur dhe une brenda dhe per pak sa i besoja plotsisht! Jooo!!! Degjoni vetem mjekun dhe jo frike por perkushtim ndaj vetes!’-shkruan aktorja.