Sport16 Shtator 2022, 15:50

Marketing dhe të ardhura më shumë, SHBA synon “të blejë” finalen e Champions League

Shkruar nga Pamfleti
Marketing dhe të ardhura më shumë, SHBA synon “të

Marketing dhe të ardhura më shumë, SHBA synon “të blejë” finalen e Champions League

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja!

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “AS”, finalja e Champions League në një të ardhme të afërt mund të zhvillohet për herë të parë larg kontinentit të vjetër, për t’u spostuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E gjitha kjo thuhet të jetë për çështje të ardhurash dhe marketingu që në SHBA mund të rritej ndjeshëm.

Për sa iu përket të drejtave televizive, UEFA sapo i ka shitur ato në anglisht për SHBA te CBS, Viacom dhe Paramount për 1.5 miliardë euro, shifër kjo që do të rritet me rastin e versionit të zgjatur të Champions League, duke filluar nga viti 2024.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por mediat në Spanjë deklarojnë se UEFA është duke e menduar seriozisht këtë lëvizje të bujshme të finales së kompeticionit madhor europian larg Europës.

Sport finalja e Champions League Shtetet e Bashkuara të Amerikës UEFA